• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Epidemia e frikës”/ Koronavirusi shkakton ksenofobi ndaj kinezëve

by A R
07/02/2020 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që koronavirusi i ri vazhdon të përhapet në Kinë dhe në vende të tjera, po kështu po përhapet dhe keqinformimi dhe paniku. Gjatë javëve të kaluara, frika nga koronavirusi ka shkaktuar një rritje të ksenofobisë dhe ndjenjave raciste ndaj kinezëve dhe komuniteteve të tjera aziatike.

Bizneset kineze janë bosh, pronarët e dyqaneve po i mbyllin ato dhe shtetasit kinezë apo persona që duken të tillë po sulmohen. Incidente janë shënuar në shumë vende të botës, duke përfshirë Shqipërinë, Italinë, Gjermaninë, Francën, Kanadanë, SHBA, etj.

Para disa ditësh, në rrjetet sociale në Shqipëri, qarkulloi një video e filmuar në qytetin e Elbasanit, ku shfaqej një i ri shqiptar që po udhëtonte me makinë dhe i drejtohej me fjalë ofenduese një qytetari kinez që po ecte në trotuar. Por, si ky rast ka pasur dhe të tjerë.

Ndërkohë në Itali, shumë biznese kanë vënë njoftime në hyrje të tyre ku thuhet se nuk u lejohet hyrja klientëve kinezë, një shkollë muzike u tha studentëve aziatikë që të mos paraqiteshin në mësim për shkak të disa incidenteve raciste dhe katër guvernatorë në rajonet e Italisë veriore u bënë thirrje fëmijëve që ktheheshin nga udhëtime në Kinë që të mos shkonin në shkollë për 14 ditë.

Sipas mediave, një studente kineze u sulmua në Sheffield, Angli, vetëm sepse mbante një maskë në fytyrë, një rast i ngjashëm ndodhi në Berlin, Gjermani.

Në Francë, shtetasit aziatikë kanë filluar një fushatë me hashtagun JeNeSuisPasUnVirus (UnëNukJamNjëVirus). Kjo erdhi pas disa sulmeve kundër tyre, jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë por dhe nga një gazetë franceze që pëdori titujt “Alarmi i verdhë” dhe “Rreziku i verdhë” për t’iu referuar koronavirusit.

Në Japoni, Korenë e Jugut dhe Vietnam, bizneset kanë mbyllur dyert për këdo që vjen nga Kina. Në Japoni, në rrjetet sociale po qarkullon hashtagu #ChineseDon’tComeToJapan (#KinezëMosHajdeniNëJaponi). Dhe në Singapor më shumë se 126,000 persona kanë nënshkruar një peticion që shtetasit kinezë të largohen nga vendi dhe të mos lejohet hyrja e tyre.

Në Amerikë, një universitet u ka shpërndarë studentëve informacion ku thuhet se “është normale të kesh ndjenja ksenofobizmi” dhe se “është thjesht frikë për të ndërvepruar me persona që mund të jenë nga një vend aziatik”.

Në fakt, nuk është hera e parë që ky lloj racizmi ndodh. Ka ndodhur dhe në të shkuarën, kur po qarkullonte virusi i Ebolës. Në atë kohë të njejtat sulme kanë përjetuar dhe afrikanët në të gjithë botën.

Sipas ekspertëve të të drejtave të njeriut “frika e ndryshimit, frika e diçkaje të re, frika e ndryshimeve sociale, po e ushqen dhe po e zmadhon epideminë e frikës”.

Një rol në nxitjen e ksenofobisë po luajnë dhe mediat ndërkombëtare dhe interneti. Gjatë këtyre ditëve, lajme të rreme, informacione të pabaza dhe tituj që nxisin frikën kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe nëpër media.

Tituj si “Virusi i krijuar në Kinë”, “Kush e krijoi virusin”, “Koronavirusi, i krijuar në Kinë, kur globalizmi kthehet ne një rrezik vdekjeprurës”, “Rreziku i verdhë”, e shumë tituj të tillë vetëm sa rrisin frikën mes njerëzve që i lexojnë, duke shkaktuar kështu tek ata ndjenjat e racizmit dhe ksenofobisë.

Të gjitha këto teori konspirative kanë arritur në një pikë kur titujt e lajmeve po bëhen po aq të frikshme sa dhe vetë virusi. Në fund të fundit, viruset nuk kanë kombësi. Fjala dhe mënyra se si ajo thuhet është e rëndësishme.

/a.r

Next Post
Hapet hoteli që lundron mes akujve (FOTO)

Hapet hoteli që lundron mes akujve (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Trafiku i armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, SPAK konfirmon hetimin për dosjen, por mban në sekret çështjen: Nuk mund ta zbulojmë sepse…!

October 22, 2026
Infekton kafshët, virusi Shamonda zbulohet për herë të parë tek njeriu! Nisin hetimet në Francë

Infekton kafshët, virusi Shamonda zbulohet për herë të parë tek njeriu! Nisin hetimet në Francë

October 22, 2026
Macron njofton masat e rrepta pas kaosit në Francë: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat, do të ndalohen në ditët në vijim!

Macron njofton masat e rrepta pas kaosit në Francë: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat, do të ndalohen në ditët në vijim!

October 22, 2026
“Paketë masash për studentët”- Zv/ministrja Manjani zbardh lëvizjet e Qeverisë: Bazohet në katër shtylla, synon të mbështesë fillimisht 10 mijë të rinj!

“Paketë masash për studentët”- Zv/ministrja Manjani zbardh lëvizjet e Qeverisë: Bazohet në katër shtylla, synon të mbështesë fillimisht 10 mijë të rinj!

October 22, 2026
Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

Mjerimi i arsimit të lartë!

October 22, 2026
“Eshtë një kafshë politike, i intereson tensioni politik”/ Minxhozi: Dilemat e Berishës për negociatat me BE

Xhihadi urban/ Anonimë si flamengo, fytyrmbuluar si skiftera

October 22, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë për deklaratën e Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Dhuna në protestë, Gjykata e Tiranës liron edhe 8 nga të arrestuarit prej Policisë, vetëm për 2 caktohet detyrim paraqitjeje!

October 22, 2026
Tërmet i fuqishëm 7 ballë godet Rusinë

Tërmet i fortë godet Kinën, ja sa ishte magnituda

October 22, 2026
Parlamenti Evropian në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së të klasifikojë rebelët Huthi si grup terrorist

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In