Ka qenë organizata subversive e së majtës ekstreme më misterioze e Europës në shekullin e kaluar. Një grup terrorist që ka vepruar në Greqi për 27 vite me radhë, pa u zbuluar kurrë
Më 14 nëntor 1973 mijëra studentë grekë nisën një protestë kundër juntës ushtarake që qeveriste vendin qysh nga 1967. Pushtuan Universitetin Kombëtar Teknik të Athinës (Politeknikun) dhe transmetuan mesazhe rezistence kundër junës fashiste nëpëmrjet radiostacionit që kishin ngritur. Brenda një kohe të shkurtër mijëta njerëz u mblodhën rreth Politeknikut. Më 17 nëntor 1973 junta ushtarake urdhëron që t’i jepet fund revoltës. Mëngjesin e 17 nëntorit shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe shtetrrethimi. Një tank thyen dyert e universitetit dhe ushtria nis një operacion të dhunshëm ushtarak. Vriten 24 civilë, midis të cilëve një fëmijë 5 vjeçar. Sapo bie diktatura, një grup djemsh të së majtës ekstreme vendosin të kalojnë në luftë të armatosur, duke u quajtur, në kujtim të asaj dite, “Organizata Revolucionare “17 Nëntori” (17N)”, në greqisht Epanastaiki Organosi ‘17 noemvri’. Diktatura ka mbaruar, por militantët e organizatës së armatosur e konsiderojnë sistemin e ri politik të korruptuar nga ndërhyrja amerikane dhe të diskredituar për shkak të ngjarjes së Qipros (në vitin 1974, pas një grushti shteti të dështuar të drejtuar nga Athina, qeveria turke ka pushtuar 48% të ishullit fqinj të Qipros).
Partitë komuniste luftarake aktive në vitet ’70 dhe ‘80 të shekullit të XX-të e kanë nxjerrë frymëzimin e tyre nga marksizëm – leninizmi, duke parë si ideologji monopolizuese dhe instrument të luftës kundër neofashizmit, në nivel të brendshëm, dhe kundër imperializmit, sidomos atij amerikan në nivel ndërkombëtar. Këto “parti të armatosura” formohen në vijim të konvertimit të partive të ndryshme komuniste ortodokse kombëtare në socialdemokraci. Megjithëse të bindura se janë pjesë përbërëse e internacionalizmit proletar, veprimtaria e partive komuniste luftarake europiane është zhvilluar thelbësisht në brendësi të shteteve të veçanta në rrugë autonome, me disa forma mbështetjeje reciproke dhe aksione të përbashkëta. Respektivisht “kolegëve” të së djathtës ekstreme, partitë komuniste lfutarake përdorin aksionin e drejtpërdrejtë e të shënjestruar, me vrasje politike dhe atentate selektive. Terrorizmi nuk është gjë tjetër veçse «prepotenca e fakteve për t’ia hequr autonominë politikës, nëpërmjet strukturave dhe modaliteteve klandestine, me përdorimin e qëllimshëm dhe sistematik të mjeteve që gjenerojnë terror në një popullsi të caktuar, në mënyrë që t’ia ndryshojnë thellësisht sistemin politiko – kulturor, t’i ndryshojnë në kuptimin devolutiv programe dhe pozicione, t’i kompromentojnë thellësisht identitetin tradicional të saj, duke e dobësuar, si me akte, ashtu edhe me kërcënime, që të mund ta dominojnë apo plazmojnë më mirë».
Në linjë me këtë përkufizim, Organizata Revolucionare “17 Nëntori”, nëpërmjet aksioneve të armatosura të saj, është bindur ta thyejë rezistencën psikologjike të shtetit për t’i asgjësuar kapacitetin akiv apo reaktiv, duke mbjellë frikën në radhët e tij. Ashtu si partitë e tjera komuniste luftarake të së njëjtës periudhë, Organizata Revolucionare “17 Nëntori”, duke përdorur valën e ndjenjës antiamerikane që lind nga bindja e përhapur e mbështetjes ushtarake dhe politike amerikane ndaj juntës së Kolonelëve, ka realizuar një fushatë ushtarake antimperialiste, duke goditur edhe shtetin grek, bankat dhe bizneset helene, objektivat jo vetëm amerikane, por edhe britanike e turke. E gjithë lufta e armatosur e lëvizjes ka qenë nën shenjën e spontanizmit dhe të indipendentizmit, duke refuzuar që të vendosë raporte me grupet e tjera të armatosura greke.
Prova e zjarrit e lëvizjes ndodh më 23 dhjetor 1975: në Psihiko, atëhere rrethinë e Athinës, tri njerëz qëllojnë ndaj Richard Ëelch, diplomat amerikan dhe shefi i stacionit grek të CIA-s teksa po kthehej nga një festë. Vrasja e dytë është ajo e oficerit të policisë Evangelos Mallios, i konsideruar si torturues i regjimit të Kolonelëve, i vrarë në Palaio Faliro (komunë e ndodhur në jug të Athinës) më 14 dhjetor 1976. Në vite pasojnë prita të tjera vdekjeprurëse ndaj: Pantelis Petrou, Nëndrejtor i Skuadrës Antiterroriste, dhe shoferit të tij Sotiris Stamoulis, të vrarë në Pangrati më 16 janar 1980; Georges Tsantes, kapiten fregate amerikane, i vrarë bashkë me shoferin e tij më 15 nëntor 1983; Apogevmatini Nikos Momferatos, botues i gazetës së djathtë “Apogevmatini”, i vrarë në qendër të Kolonaki bashkë me shoferin e tij Panayiotis Roussetis më 21 shkurt 1985; Nikolaos Georgakopoulos, officer policie, i plagosur për vdekje nga një bombë që godet një autobus të skuadrës antiterroriste më 26 nëntor 1985; Dimitris Angelopoulos dhe Alexandros Athanasiadis – Bodosakis, të dy industrialistë, të vrarë respektivisht më 8 prill 1986 dhe më 1 mars 1988 në Filothei; William Nordeen, atashe ushtarak amerikan, i goditur më 28 qershor 1988; Costantino Androulidakis, Prokuror i Përgjithshëm i Athinës, i plagosur më 10 janar 1989 dhe ka ndërruar jetë një muaj më vonë; Pavlos Bakoyiannis, deputet konservator, i goditur më 26 shtator 1989; Ronald Steëart, marshall i ushtrisë amerikane, i vrarë më 13 mars 1991 nga një bombë e telekomanduar në Ano Glyfada, në juglindje të Athinës; Yiannis Varis, officer policie, i vdekur si pasojë e një sulmi me bomba kundër autobusit të skuadrës antiterroriste të realizuar më 2 nëntor 1991 në lagjen athinase Exarchia; Michalis Vranopoulos, ish Guvernator i Bankës Kombëtare të Greqisë, i goditur në Kolonaki më 24 janar 1994; Omer Spahioglou, diplomat turk, u vrarë më 4 korrik 1994; Costas Peratikos, armator i njohur grek, i vrarë në Pire më 28 mars 1997; Stephen Saunders, rreshter britanik, i vrarë në rrugën Kifissias të Athinës më 8 qershor 2000.
Me vrasjet politike, 17N alternon edhe plagosje (Robert Chant, oficer i Joint United States Military Aid Group në Greqi, më 3 prill 1984; Zacharias Kapsalakis, mjek i famshëm grek, më 4 shkurt 1987; George Karos, officer amerikan, më 21 janar 1988; Giorgos Petsos, Ministër i Rendit Publik, më 8 maj 1989; Vardis Vardinoyiannis, biznesmen i rëndësishëm, më 20 nëntor 1990; Eleftherios Papadimitriou, deputet i Partisë Ne Demokratia, më 21 dhjetor 1992); vjedhje armësh zjarri (më 14 gusht 1988 në stacionin e policisë në Vyronas), raketash (nga kampi ushtarak i Sykouri më 25 dhjetor 1989), bazukash (nga Muzeumi i Luftës më 3 shkurt 1990), sulme raketore dhe atentate jo vdekjeprurës kundër zyrave të tatimeve (5 tetor 1986); autobusë ushtarakë amerikanë (24 prill 1987, 10 gusht 1987), kundër automjeteve diplomatike turke (23 mars 1988); lëshim bombash ndaj vilave të shtrenjta (në Kolonaki, Halandri dhe Vrilissia më 22 shkurt 1989; në Metz më 24 jnar 1991); lagjeve qytetare (si 23 sulmet e njëkohëshme në Ekali në veri të Athinës); zyrave të industrive dhe përfaqësive të huaja (si ato të Procter and Gamble, e goditur nga një raketë më 10 qershor 1990; të Siemens në Maroussi më 8 maj 1991; të Lowenbrau në Atalanti më 31 maj 1991; të Biohalko në Nea Filothei më 8 dhjetor 1991; në shoëroom Miele në Psychico më 21 prill 1994; të IBM në Athinë më 18 maj 1994; të shoëroom të General Motors në Kifissias Avenue të Athinës më 19 shkurt 1998, të Chrysler në Katehaki Avenue dhe të Opel në Mesogeion Avenue më 12 maj 1998); zyrave të Komunitetit Europian (në rrugën Vasilissis Sofias, në qendër të Athinës, më 16 dhjetor 1990); bankave të huaja (American Express, në rrugën qendrore athinase Panepistimou më 28 janar 1991 dhe tri bankave të tjera në Pire më 5 maj 1999); zyrave të kompanive petrolifere (zyrat e BP, në Kifissias Avenue të Athinës më 29 janar 1991); autobusëve turistikë (si atë 5 të dëmtuar nga bombat që shpërthejnë në lagjet athinase Galatsi dhe Ano Kypseli më 10 mars 1991); hoteleve luksoze (si “Pendelikon” në Kifissia, i goditur nga një raketë më 31 mars 1991); anijeve (më 27 prill 1991 një bombë shpërthen në rimorkiatorin “Karapiperis” në Portin e Perama, ndërsa shmanget një sulm ndaj aeroplanmbajtëses britanike “Ark Royal” në Pire më 11 prill 1994); kompanive greke (selisë së Public Poëer Corporation, kompania e madhe elektrike greke, në Aghioi Anargyroi më 2 maj 1991); industrive (fabrikës Halyps Cement në Aspropyrgos e goditur me raketa më 16 maj 1991); automjeteve institucionale e diplomatike (si atij të diplomatit turk Deniz Bulukbasi më 16 korrik 1991; të Ministrit të Financave Ioannis Palaiokrassas më 14 korrik 1992; zyrave të taksave (në Nea Philadelphia, më 31 nëntor 1992; në Maroussi, më 4 dhjetor 1992; në Moschato, më 29 nëntor 1993; në Haidari, më 23 shkurt 1993; në Peristeri, më 3 mars 1993; në Kaminia, më 9 mars 1993; në Petroupolis, më 3 nëntor 1993); kompanive të sigurimit greke dhe të huaja (Aliko dhe Nationale Nederlanden, më 11 prill 1994); studiove televizive (Mega në Paeania, më 15 mars 1995); ambasadave dhe zyrave diplomatike (asaj amerikane më 15 shkurt 1996 dhe banesës private të ambasadorit gjerman në Halandri më 17 maj 1999); bizneseve tregëtare (McDonalds e periferisë veriore të Halandri dhe të Vrilissia, më 3 shkurt 1998); selive të partive (si asaj të Lëvizjes Socialiste Pan Helenike në Harilaou Trikoupi Street në qendër të Athinës, e goditur nga një raketë më 1 prill 1999). Të gjitha plagosjet dhe vrasjet me armë zjarri të 17N mbajnë firmën e 2 pistoletave gjysmëautomatike Broëning M1911 kalibër 45. Në 27 vjet, Organizata Revolucionare “17 Nëntori” kryen 2500 krime, me 23 vrasje. Gjatë gjithë këtyre viteve policia greke nuk ka arritur kurrë të gjejë qoftë edhe një gjurmë të vetme për zbulimin e fajtorëve.
Ylli i “17 Nëntorit” fillon të perëndojë më 29 korrik 2002. Atë ditë, si pasojë e një antentati ku mbetet i plagosur nga shpërthimi i një bombe që synonte të vinte në Piren për të goditur kompaninë e trageteve “Minoan Flying Dolphins”, arrestohet anëtari i parë i dyshuar i organizatës: quhet Savvas Xiros dhe është piktor ikonash. Pas 27 vitesh hetime, policia greke ka më së fundi një element për ta ndaluar “luftën” e Lëvizjes 17 Nëntori. Tek i plagosuri gjendet një pistoletë gjysmëautomatike M1911 kalibër 45, që sipas ekspertizës balistike, është e lidhur me aksionet ushtarake të 17N. Në lagjen athinase Patissia policia zbulon bazën e organizatës. Brenda saj janë gjetur flamuri i kuq me yll, me brenda siglën 17N, armë, një numër i madh predhash antitank të vjedhur në kampi ushtarak i Sykouri më 25 dhjetor 1989, 2 bazukat e marra nga Muzeumi i Luftës më 3 shkurt 1990, pistoleta dhe automatikë, postera të ndryshme kompjuteri dhe printeri të përdorur në vitet e fundit për posterat e rivendikimit. I vënë me shpatulla pas muri, Savvas pranon se i përket 17N dhe nis të bashkëpunojë. Mbi bazën e rrëfimit të Savvas arrestohen 6 persona të akuzuar se janë pjesë e 17N, midis tyre dy vëllezërit e tij, Vasilis (pseudonimi Panais) e Christodoulos (pseudonimi Manolis) dhe Thomas Serifis (pseudonimi Stathis), personazh i njohur për aktivitetin e tij si sindikalist baze në kompaninë e transporteve komunale të Athinës.
Savvas tregon një farë Michalis që banon në ishullin Patmos si kreun e organizatës. Në Patmosin e largët, në një shtëpi ngjyrë të kuqe, e vetmja midis shumë të bardhave që shënojnë bregun e ishullit, banon një farë Michalis Economou. Nuk është emri i tij i vërtetë, në të vërtetë quhet Alexandros Giotopoulos, një profesor matematike që nuk ngjall dyshime, djali i Dimitris, ish drejtues i “Arkivit të Marksizmit”, një grup opozitar i majtë grek dhe për një periudhë të shkurtër “Numri 2” i Internacionales së IV-ët. duke studiuar në Paris, Alexandros mbeti shumë i influencuar nga “Maji francez” (tërësia e lëvizjeve të revoltës franceze të maj – qershorit 1968, të karakterizuara nga një revolt e gjerë spontane e drejtuar kundër kapitalizmit, imperializmit dhe kundër pushtetit golist), duke aderuar në grupe studentore që i kundërviheshin diktaturës së Kolonelëve. Për këtë edhe u arrestua nga policia franceze dhe u dënua në mungesë në Greqi për aktivitete subversive. Më 1974, viti i rivendosjes së demokracisë në Greqi, gjurmët e tij humbasin. Policia greke e rigjen më 17 korrik të 2002 në Patmos. E arrestojnë me një operacion imponent të forcave speciale helene, të lëshuar me helicopter mbi shtëpinë e tij. Më 5 shtator të po atij viti, një farë Dimitris Koufodinas, zyrtarisht bletërritës, dorëzohet tek autoritetet duke pranuar përgjegjësi të plotë politike si militant i 17N, duke u vetëdeklaruar i burgosur politik. Është kreu i operacioneve ushtarake të grupit dhe pseudonimi i tij është Loukas.
Procesi kundër terroristëve të dyshuar nis në Athinë më 3 mars 2003. Në bangon e të akuzuarve 19 persona, të gjithë grekë. Është një proces shumë i veçantë, pasi kryhet nga nhë gjykatë speciale me dyell të mbyllura pa praninë e telekamerave. Avokatët mbrojtës e të akuzuarve dhe shoqata të ndryshme ndërkombëtare, midis të cilave “Amnesty International” dhe “Ligue Française pour la Défense des Droits de l’Homme et du Citoyen” denoncojnë karakterin tejet të parregullt të procesit. Gjatë procesit sqarohet se 17N ka qenë një organizatë e armatosur me një strukturë vertikale, me celula të vogla aktive ushtarakisht dhe se “vendimet ushtarake” qenë marrë nga i gjithë grupi. Gjatë seancave, militantët e organizatës kanë shpjeguar motivet e luftës së tyre, që mund të inkuadrohet në një të ashtuquajtur “rezistencë të Botës së Tretë”.
Nëpërmjet aksioneve të armatosura kanë dashur të denoncojnë systemin e padrejtë kapitalist ekonomiko – social grek dhe systemin e tij të pushtetit, duke i quajtur “persekutore” mekanizmat e shtetit. Ky i fundit, akuzojnë militantët, duke favorizuar monopolet, ka kontribuar në formimin e një borgjezie servile ndaj fuqive imperialiste, i paaftë që t’i rezistojë konkurrencës së kapitalit të huaj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfituar nga dobësia e shtetit grek dhe servilizmi i qeveritarëve të tij. Për sa i përket çështjes së Qipros, konsiderojnë imperialiste politikat e qeverisë turke dhe nënshtruese ato të qeverisë greke. Në këtë optikë janë goditur qeveria dhe forcat e armatosura greke, të konsideruara shërbëtorë të kapitalizmit botëror, më pas përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara në Greqi, të konsideruar përfaqësues të imperializmit, bazat e NATO-s (si në Greqi, ashtu edhe në Turqi), diplomatët turq, bankat dhe, për të përfunduar, me lindjen e Komunitetit Europian, edhe strukturat e tij në Greqi. Në shumë raste, 17N ka vepruar me shpirt hakmarrës, duke goditur persona të përfshirë në skandale ekonomike dhe politike, duke i nëshkuar në emër të popullit.
Vendimi vjen më 17 dhjetor të po atij viti: 15 dënime në një total prej 19 të akuzuarisht. Alexandros Giotopoulos me burgim të përjetshëm, Dimitris Koufodinas me 13 vjet, Christodoulos Xiros me 10 vjet, Savvas Xiros me 6 vjet, Vassilis Tzortzatos me 4 vjet, Iraklis Kostaris (një agjent imobiliar me pseudonimin Haris) një dënim të vetëm me burgim të përjetshëm. Vendime të ulëta u dhanë ndaj 5 prej tyre, kurse 4 u liruan për mungesë provash. Të gjithë të akuzuarit e dënuar kanë bërë rekurs, ndërsa më 17 shtator 2004 kanë filluar një grevë urie për të protestuar ndaj kushteve jashtëzakonisht të egra të burgimit, duke thënë se “demokraci borgjeze ka dashur të hakmerret duke na mbyllur në një burg brenda burgut”. Më 3 maj 2007 dënimet janë konfirmuar të gjitha. Gazetarë dhe vëzhgues kanë vënë në dyshim konsistencën e vërtetë të grupit. Shumë prej militantëve të dënuar qenë shumë të rinj sa për të marrë pjesë në vrasjet e realizuara në vitet e para të organizatës. Pra, kush qenë luftëtarët e “parë” të 17N? Veç të tjerash, personalitetet e tyre qenë me profil të ulët, duke qenë piktorë të thjeshtë ikonash, këngëtarë, kovaçë, zdrukthtarë, bujq dhe shoferë. Domethënë, si kanë mundur të arrijnë në informacione delikate lidhur me spostimet e viktimave, mbi aktivitetin e tyre politiko – ushtarak dhe informacione të tjera me vlerë të madhe? Me vendimet mbyllet edhe historia e “17 Nëntorit”, organizatës revolucionare më të pakapshme të historisë subversive europiane. Për 27 vite me radhë, policia dhe shërbimet sekrete greke kanë lëvizur në errësirë dhe vetëm një gabim taktik nga ana e një militant u ka mundësuar atyre që ta zbulojnë organizatën.
Të gjithë anëtarët e 17N kanë deklaruar publikisht se “përvoja e grupit” ka mbaruar, por njëri prej tyre ka vendosur të vazhdojë. Në fakt, në prillin e 2004, Christodoulos Xiros arratiset gjatë një lejeje për të asituar babain e tij, duke deklaruar në një video se do ta “rimarrë armën në dorë” për ta nisur sërish luftën e tij kundër sistemit. I arrestuar sërish në janarin e 2015, militant i papenduar i ndonjëherë i 17N po përgatiste një atentat ndaj burgit Korydallos. Çerdhja e tij ishte një bunker i hatashëm, i përgatitur për një luftë të re. Christodoulos i ka deklaruar prokurorit që po e merrte në pyetje: «Vendi ynë është nën pushtimm të huaj, nga Trojka tek Merkel, dhe mendoj se është detyra ime që të rezistoj. Këto mekanizma, që mbështesin forcat pushtuese dhe bashkëpunëtorët e tyre vendas, nuk kanë autoritetin që të më kërkojnë ndonjë gjë. Në fakt, si pjesë e mekanizmit, ju jeni ata që duhet të kërkoni fale përpara popullit dhe përpara historisë. Revolucioni do të vazhdojë, pavarësisht pengesës me të cilën ndeshet, pasi është një nevojë sociale». Për shokët e tij të 17N përvoja revolucionare ka mbaruar; për Christodoulos me sa duket jo!… Lufta për të nuk mund të mbarojë.
Përgatiti:
ARMIN TIRANA / bota.al