• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enveristët e PD-së

by Ilir Yzeiri
06/05/2018 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Para disa ditësh në Macerata të Italisë u shfaq një video në të cilën disa fëmijë shiheshin duke qëlluar me shkop një figurinë të madhe të varur nga këmbët me kokë poshtë dhe të mbushur me pambuk derisa iu shkëput koka.

Ishte data 25 prill, dita e festës Kombëtare të Italisë, e cila u shenjua në vitin 1946.

Pikërisht në këtë ditë u shfaq kjo video që, për hir të së vërtetës, ishte shumë e vrazhdë, e ulët dhe, për më tepër, kishte përzier edhe fëmijët në një simbolikë të turpshme. Kuptohej aluzioni me fundin tragjik të Musolinit, me skenën makabre të varjes me kokë poshtë të tij dhe linçimin që i bëri turma. Këtë mizanskenë kishin riprodhuar edhe autorët e skenës në Macerata.

Ditën e 5 Majit, siç e pamë të gjithë, një grup, që më vonë u paraqitën si militantë të PD-së, dhunuan një grup tjetër veteranësh pleq pse ata kishin dalë më portretin e Enver Hoxhës. Mesa duket militantët e PD-së u provokuan, siç thanë ata, nga portreti i Enver Hoxhës dhe i dhunuan veteranët e gjorë me grushte e shkopinj.

Nëse i sheh me gjak të ftohtë të dyja ngjarjet, do të vëresh se në rastin e parë emocionet e shpërpjesëtuara antifashiste, pa asnjë provokim, krijuan një mizanskenë makabre duke futur fëmijët në një lojë me përmasa ideologjike.

Në rastin e dytë, emocionet e shpërpjesëtuara antienveriste dhe antidiktaturë prodhuan një skenë  krimi dhe përleshjeje fizike dhe njëri grup, duke dhunuar disa pleq, shfryu me këtë rast edhe inatin e grumbulluar prej kohësh, por jo si emocion antienverist, por si një emocion i fshehur antiqeveri, sepse, sipas tyre, fajin e kishte Edi Rama.

Po ashtu, si ngjarja në Itali, si ajo në Shqipëri na tregojnë që episode të tilla nuk janë vetëm prodhim i vetëdijes së çartur shqiptare. Skena në Itali, fjala vjen, është po aq pa shije dhe e pështirë sa ajo te Varrezat e Dëshmorëve.

Të dyja ato episode, por edhe shumë të tjera që mund të qëmtohen në kohë të ndryshme, na ndihmojnë të kuptojmë se shpirtrat e njerëzve pas Luftës së Dytë Botërore nuk janë qetësuar dhe kujtimi i fashizmit dhe komunizmit si periudha të errëta në shoqërinë europiane trazojnën ende si italianët ashtu dhe shqiptarët. Deri këtu, unë nuk shoh ndonjë dramë të madhe.

Në një shtet demokratik dhe të lirë, përgjegjësia është vetjake dhe shkelësit e ligjit, apo ata që dhumojnë fizikisht një tjetër, pavarësisht motiveve, duhet të përgjigjen sipas ligjit. Ajo që është shqetësuese në rastin tonë nuk lidhet me aty dy grupe që inskenuan luftën me partizanë e ballistë në Varrezat e Dëshomrëve të Kombit, duke u përleshur për një fotografi .

Për hir të së vërtetës, ata që e mbanin në dorë atë pankartë janë më të sinqertë se shumica e shqiptarëve dhe elitave sidomos të quajtura të djathta apo të PD-së që, në veprimin e tyre politik, kanë zgjedhur eneverizmin si ideologji.

Të jesh nostalgjik i Enverit dhe të jesh enverist në shpirt janë dy gjëra të ndryshme, por e dyta është më e rrezikshme se e para.

Një veteran nostalgjik i Enverit mund të jetë një shqiptar që me veprimin  e tij nuk dëmton askënd në këtë botë, përveçse provokon në ndonjë ambient publik, ndonjë antienverist.

Sapo mbaron ajo festë apo ai përvjetor, ai veteran i gjorë, kthehet në shtëpi dhe vijon jetën e tij modeste në ndonjë pallat të humbur të Tiranës, i harruar nga fëmijët e të afërmit dhe jeton me një pension mizerabël e shtyn ditët duke treguar me shokët e tij nga parku historitë e Luftës Nacionalçlirimitare.

Ky shqiptar enverist nuk i bën dëm askujt. Shqiptari enverist me emrin Sali Berisha që u konvertua në demokrat dhe udhëhoqi këtë vend pas përmbysjes së komunizmit, i ka bërë dëmin më të madh jo vetëm Shqipërisë, por sidomos edhe atyre që ishin përndjekur nga diktatura.

Ky njeri instaloi enverizmin si formë të menduari duke ndërtuar një sistem politik që kishte në themel urrejtjen për kundërshtarin politik, vrasjen, vjedhjen e pasurisë publike, klientelizmin dhe shitjen e inetereave të atdheut.

Enverizmi si formë të menduari është bërë sot ideologjia zyrtare e Partisë Demokratike e cila nuk respekton asnjë parim demokratik, por është konceptuar si një sipërmarrje private e familjes Berisha që përmes Lulëzim Bashës kontrollon aksionet politike dhe ekonomike të kësaj force politike. Enverizmi është sidomos forma ekstreme e urrejtjes në ligjërimin publik.

Sali Berisha dhe Partia Demokratike kanë instaluar në gjithë këta vjet gjuhën e urrejtjes dhe të shantazhit e të konspiracionit politik. Kurrë më parë Shqipëria nuk ka njohur një ligjërim më të shthurur e më të ndyrë se sa ai që artikulon Berisha dhe PD-ja për Shqipërinë.

Enverizmi mbështetet sidomos të ndarja e shqiptarëve në të kuq e blu. Shqipëria sot është një vend i përçarë, me instutcionet e besimit të rrënuara, sepse në këta tridhjetë vjet, sidomos ligjërimi dhe veprimi politik i Berishës dhe PD-së ka instaluar gjuhën e luftës dhe të urrejtjes.

Shqiptarët mund të kenë njëmijë arsye që të jenë të pakënaqur me PS-në, sepse ajo, tradicionalisht, është trashëgimtarja e Partisë së Punës.

Mund të ketë një mijë e një paragjykime për këtë forcë politike, por atë që i ka bërë enverizmi i PD-së Shqipërisë nuk ia kanë bërë as pushtuesit.

Kujtoni pak luftën civile të vitit 1997. Kujtoni vjedhjen makabre që iu bë shqiptarëve me skemat piramidale dhe shkatërrimin e gjithçkaje në këtë vend. Mund të flasim gjithë ditën për rebelim të armatosur e për çfarëdo revolte tjetër, por ai që e shkaktoi këtë rebelim ishte Sali Berisha kulti i tij i pushtetit.

Nxitja e pasurimit me çdo kusht dhe me çdo çmim e bënë Shqipërinë një vend të mbytyr nga krimi.

Enverizmi është asgjësimi i votës së lirë dhe PD-ja me Sali Berishën është ajo forcë politike që instaloi në Shqipëri institucionin e vjedhjes së votës më 22 maj 1996. Unë e mirëkuptoj çdo të përndjekur politik që nervozohet kur sheh portretin e Enver Hoxhës.

Nëse qëllon  me shkop apo me grusht një plak pse mban një portret të tillë në duar ai që e bënë këtë veprim duhet t’i dalë zot vetes dhe të përballet me ligjin.

Ndërsa nëse do të mendohemi një çast dhe do të sjellim ndër mend se çfarë ka ndodhur në këta vjet dhe pse nuk po çlirohemi dot nga enverizmi, unë mendoj se nuk e ka fajin ai veterani i gjorë që mban një portret të Enver Hoxhës në shi.

Next Post
Reshje shiu dhe rënie temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Edhe një javë reshje shiu, nga parashikimi i motit nuk priten të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ironizon sërish blogerët: Dalin në Instagram me lloj-lloj kremrash, thonë gjëra të pavërteta për ‘likes’ dhe ‘followers’

Rama ironizon sërish blogerët: Dalin në Instagram me lloj-lloj kremrash, thonë gjëra të pavërteta për ‘likes’ dhe ‘followers’

June 9, 2026
Këmbëkryq në Bulevard, protestuesit “miratojnë” dorëheqjen e Ramës me kartonët jeshilë: Populli vendos

Këmbëkryq në Bulevard, protestuesit “miratojnë” dorëheqjen e Ramës me kartonët jeshilë: Populli vendos

June 9, 2026
Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

June 9, 2026
Projekti në Zvërnec, ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim pozitiv Shqipërisë, ja ku gaboi qeveria

Projekti në Zvërnec, ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim pozitiv Shqipërisë, ja ku gaboi qeveria

June 9, 2026
“Vendi juaj është mahnitës”, Rama tregon bisedën me vajzën dhe dhëndrin e Trump gjatë një darke në Jug

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama tregon bisedën me vajzën dhe dhëndrin e Trump gjatë një darke në Jug

June 9, 2026
Humbën në zonën malore të Polisit, gjenden pas 15 orësh 2 turistët gjermanë

Humbën në zonën malore të Polisit, gjenden pas 15 orësh 2 turistët gjermanë

June 9, 2026
Kush flet në emrin e shumicës në protestë?

Kush flet në emrin e shumicës në protestë?

June 9, 2026
VIDEO/ Legjendës italiane të futbollit i ndodh e papritura para miqësores Uzbekistan-Holandë, ndalohet nga sigurimi në SHBA dhe…

VIDEO/ Legjendës italiane të futbollit i ndodh e papritura para miqësores Uzbekistan-Holandë, ndalohet nga sigurimi në SHBA dhe…

June 9, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Precedenti i rrezikshëm

June 9, 2026
“Më thonë mua tradhtar”/ Rama i përgjigjet protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova është e pavarur

“Më thonë mua tradhtar”/ Rama i përgjigjet protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova është e pavarur

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In