• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enverin e “gjallë” e keni mes jush….

by Artur Ajazi
16/03/2021 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Ka disa ditë që “analistët” e selisë blu, ata që edhe sot nuk e di pse nuk janë të ngazëllyer nga futja e emrit në listë,po merren me deklaratën aspak të qëllimshme të zonjës Luljeta Bozo, mbi disa opinione të saj për kohën e Enver Hoxhës. I janë sulur që nga “antikomunisti” në mërgim Agron Tufa, dhe deri tek Markët e futur në listë nga Lulzimi, duke hedhur mbi një zonjë të nderuar baltë, por duke mos mundur ta bëjnë pis kurrë. Kanë nisur të shkruajnë rreshta të gjata me “kritika dhe dënime mbi kohën e diktaturës”, ata që kanë parë “hajër” nga ajo kohë, ata që u shkolluan në kohën e “diktatorit”, edhe pse sot hiqen si “të përsekutuar të atij regjimi”. Me paturpësinë më të madhe, ata gjetën një zonjë të nderuar,dhe i janë sulur në rrjetet sociale dhe foltoren e Parlamentit, një prej intelektualeve tona më të spikatura, që do ti bëjë nder të madh politikës. Mjafton të lexosh ata që shkruajnë në portale dhe frëngjitë e disa rrjeteve sociale, për tu bindur se gjysma kanë qenë vegla qorre të operativit të sigurimit, apo qelive.

Ata merren (sepse nuk kanë punë tjetër) me Enverin e vdekur, kur kanë “të gjallin”  në SHQUP. Kjo zaten, është dhe skena më qashrake që bëjnë ata, për të rënë në sy të atij që u “tredh” gjuhën dhe mendimin. Ndryshe nuk do të guxonin. Dhe nuk kanë guxuar kurrë të shohin  statujën e gjallë të Enverit në atë parti, se si drejton, urdhëron, skenaron dhe dirigjon gjithë veprimtarinë e një force politike, që shtiret si e “djathtë”. Shterpësia e një partie që udhëheq opozitën, ka ulur nivelin e diskutimeve dhe analizave, duke mos u marrë me thelbin e problemeve që kanë aktualisht si forcë politike, por me “gozhdën e samarit”. Prej 30 vitesh, partia kryesore e opozitës, ajo parti që u ngrit nga themeli me kontributin e dhjetoristëve dhe studentëve, drejtohet nga një prej (ish) komunistëve më fanatikë të regjimit të Enver Hoxhës. Ajo parti u ozurpua nga njeriu që dikur ka qenë pjesë fundore e familjeve të Bllokut , por që nuk e kishte për gajle, ti bënte ata “armiq” pasi u konvertua vetë në “demokrat”. Shqiptarët e dinë, dhe nuk e harrojnë fjalimin e tij “programatik” në Qytetin Studenti, tek mbronte shokun Ramiz, nuk harrojnë as retushimin që ai i ka bërë gjithë veprimtarisë së tij si mjek pranë udhëheqjes së lartë komuniste, duke u shpallur nga servilët e tij si “antikomunist dhe demokrat i orëve të para”.

Ata që sulmojnë zonjë Bozo, harrojnë të shohin se si ka degraduar sot Partia Demokratike, nga një forcë progresiste e krijuar në zjarrin e protestave të  studentëve dhe intelektualëve, në parti tipike staliniste. Dhuna është pika kryesore në filozofinë drejtuese të saj, marrja e pushtetit me mjete të dhunshme  dhe vota e lirë, mbetet simbolika e asaj force politike, të drejtuar prej 30 vitesh nga ish-komunisti i fundit në Shqipëri dhe Europën Lindore, që nuk i ndahet  shpirti nga mandati, posti dhe pushteti. Ai ka bërë si vehten gjithë “të klonuarit” që ka afruar, aq sa edhe sot e kësaj dite, e shohin si bustin e gjallë të Enverit mes oborrit të partisë tyre. Partia e tyre (apo partia e tij) nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë dhe demokracinë, fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe. Kushdo ka pranuar të jetë pjesë e asaj partie, ka pranuar nënshtrimin dhe dosjen në sirtar, dhe kjo padyshim nënkupton konvertimin në qenie robotike. Ata mendojnë, veprojnë, shkruajnë dhe analizojnë sipas stilit të tij, ata flasin si ai, kopjojnë çdo xhestikulacion të tij, aq sa shpesh dyshon se janë njerëz normalë. Merruni më mirë me Enverin e “gjallë” që keni në partinë tuaj, pastaj  i bëni  gjyqin  Luljeta Bozos, o ju të listës së humbjes ……..

Next Post

Edhe Lefter Maliqi si Ilir Meta, s’beson tek Basha: Mbaj premtimet, ndryshe do kesh probleme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In