• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Enveri ateist? Më 1944 falënderoi Zotin për fitoren në luftë

by A R
30/11/2015 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndër misteret e mëdha që ish­udhëheqësi komunist, Enver Hoxha, ka marrë me vete në varr, është ai nëse vërtet ai ishte komunist në kuptimin e bindjes së plotë në këtë ideologji, apo se thjesht e përdori atë për pushtetin e tij duke shfrytëzuar rrethanat dhe zhvillimet gjeopolitike të kohës?!

Por mister tjetër më i madh është dhe ai nëse ai vërtet qe ateist, apo dhe besimin e flaku në një moment, jo nga vetja por nga të tjerët, po për hir të pushtetit?!

Rezulton se Enver Hoxha ka besuar, madje ai ka falenderuar dhe Zotin që është bërë e mundur çlirimin i vendit.

Në veprën historike “Shqiptarët/Historia e popullit shqiptar që nga lështësia e deri në ditët e sotme) të Edwin Javques, është dhe kjo frazë:

“…Atë mbrëmje, Hoxha me kolegët e tij morën pjesë në një shërbesë fetare për falenderimin e Perëndisë për çlirimin përfundimtar të vendit…” (f.466)

Është fjala pra për mbrëmjen e 29 nëntorit 1944, ditën që u organizua dhe një manifestim triumfal në Tiranë nga ana e trupave partizane, me ç`rast Enver Hoxha mbajti dhe një fjalim historik në ballkonin e Hotel Dajtit.

Por ky fakt, sipas disa historianëve, pra fakti që Enveri me të tijtë kanë marrë pjesë ne një shërbesë fetare mirënjohëse ndaj Zotit, është në lënë në hije por jo se nuk njihet. Madje, ky rast  gjendet i dokumentuar dhe në Arkivin e Shtetit.

Eshtë fjala për një ceremoni tek Katedralja Ortodokse (aludohet që ndikimi ruso­jugosllav e ka çuar aty), ajo që ka qenë pas 15­katëshit, aty ku ndodhet një stacion elektrik. Edwin Javques nuk jep detaje rreth këtij fakti, por potencon disa fjali më pas se Shqipëria përfundoi në të parin vend ateist në botë për arsye ideologjike.

Ndërkohë, që Enveri apo klika komuniste e viteve të para të pasçlirimit nuk ka qenë anti­fe, e tregon fakti se në ballkonin e Hotel Dajtit me dt. 29 kanë qenë dhe krerët e të trija besimeve.

Dhe kjo është e kuptueshme, për arsyen e thjeshtë se gjithçka ishte e dominuar nga ethet entuziaste të çlrimit të vendit. Koha më pas do nxirrte në plan armiqësinë e thellë mes dy domeneve, deri sa kulmoi me vitin 1967 kur regjimi vendosi ndalimin me ligj të ushtrimit të besimit. Madje, e veçanta ishte se u shpall me Kushtetutë që Zoti nuk ekziston.

Por këto fakte na tregojnë se Enveri më shumë ka pëlqyer të mos besojë se sa nuk ka besuar vërtet.

Më datë 29 të motit `44, ai e kishte aq fuqi e pushtet sa t`i thoshtë “jo” një falenderimi ndaj Perëndisë. Edhe si  komunist ka qenë i obliguar ta bënte.

Tesheshi.com

Next Post

Berisha për Ramën: Bastardi na provokoi me dekorimin e xhelatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In