Enver Hoxhaj nga PDK-ja thotë se koalicioni me AAK-në e Nismën nuk ishte koalicion për shkak të frikës nga humbja e zgjedhjeve.
Në Interaktiv të KTV-së, ai i është përgjigjur analistit Petrit Zogaj lidhur me deklaratën se ky koalicion ishte i befasishëm.
Hoxhaj ka thënë se më shumë befasi ishte bashkimi në koalicionet e shkuara me LDK-në se sa koalicioni me AAK-në e Nismën.“Nuk është çështje frike.
PDK edhe pa AAK-në e Nismën do të dilte e para”, ka thënë Hoxhaj duke shtuar se koalicioni është parimor dhe programor. (b.an)