Na ndajnë edhe pak ditë nga hyrja e vitit 2021 dhe në Open në Top Channel po flitet se kush e dominoi skemën politike Rama, Basha apo Meta
Juristi Kreshnik Spahiu foli në një lidhje skype ku tha se krejt sistemi politik në këto 30 vite ka dështuar në zhvillimin e shëndetësisë.
“Nuk mund të thuhet nëse ka pasur sukses apo dështuar. I gjithë sistemi politik në këto 30 vite ka dështuar për ta bërë sistemin shëndetësor të sigurt. Në vazhdojmë akoma me spitalet dhe ambulancat e bëra nga Enveri. Ka dështuar Rama, Nano, Meta madje dhe vetë Berisha që është mjek dhe e ka profesion”- tha Spahiu.
Edhe pacientët e Covid sot po trajtohen në Spitalet që ndërtoi Enver Hoxha.
Berisha, Meta, Rama ndërtuan spitale private si biznese familjare ku fshatarët duhet shesin lopën apo shtëpinë që të paguajnë pët tu mjekuar.
Berisha do hyj në histori si mjeku që s’vuri asnjë tullë në spitalet ku ai doli si krirurg. s’kishte as pasion dhe as vizion për të ndërtuar një sistem shëndetsie mbi pacientët dhe rrjetin e sigurimeve.
g.kosovari











