• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Enver Hoxha–Midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos”

by Java News
24/11/2023 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dash Frashëri

“Enver Hoxha; Midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos (1953-1961)”

Ky është libri i gazetares dhe moderatores, Juljana Krisafi, me të cilën ajo u paraqit me shumë sukses në Panairin e 26-të librit (15-19 nëntor 2023), botuar nga Shtëpia Botuese “Naimi”.

Një punim i mirëdokumentuar që ka të bëjë me marrëdhëniet mes tre shteteve: Shqipëri, Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavi.

Diktatori shqiptar Enver Hoxha midis liderëve të ish-Bashkimit Sovjetik, Josif Stalinit dhe Nikita Hrushovit dhe jugosollavit Josip Broz Tito.


Enver Hoxha dhe Stalini


Enver Hoxha dhe Hrushovi


Enver Hoxha dhe Josip Broz Tito

Një studim i detajuar i Krisafit,  për periudhën kohore 1953-1961 dhe marrëdheniet mes Shqipërisë së vogël dhe Bashkimit Sovjetik gjigant.

Në librin e ri “Enver Hoxha; Midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos (1953-1961)”, autorja Juljana Krisafi sjell dokumente arkivore dhe dëshmi autentike të protagonistëve që identifikojnë me realizëm shkëlqimin dhe muzgun e të ashtuquajturës “Miqësi e Madhe”,  e cila, në thelb, kishte jo vetëm interesat shtetërore e kombëtare, por edhe interesat për pushtet e sundim që pleksen me njëra-tjetrën apo fshihen pas veshjeve ideologjike e sloganeve politike.

Stili i ftohtë, neutral, i paanshëm, hulumtimi dhe raportimi i fakteve nga ana e Juli Krisafit e bën tërheqës dhe një pikë referimi për çdo studiues dhe lexues, përfshirë edhe mua si botues i gazetës online “Tirana Diplomat”, një portal me fokus gjeopolitikën dhe diplomacinë.

Krisafi ka bërë kërkime të thelluara, në marrëdheniet midis Shqipërisë dhe Rusisë, duke sjellë pasazhe faktesh nga vizita e  vetme e Hrushovit në Shqipëri, në vitin 1959.

Sipas Krisafit, fusha u ndal më gjatë Nikita Hrushovi gjatë vizitës së tij në Shqipëri ishte bujqësia. Ai mendonte se kjo ishte fusha në të cilën Shqipëria kishte më shumë leverdi dhe sillte më shumë mirëqënie për popullin. shkruan Krisafi në në pasazh të librit (faqe 144) .

“Me fletët e dafinave mund të blini në Bashkimin Sovjetik mish dhe bukë sa të doni”, citon Krisafi pjesë nga arkivi i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (1969),

Enver Hoxha kishte një tjetër mendim në lidhje me propozimin e Hrushovit për ndërtimet e banesave me blloqe beton arme.

“Por, ai ishte një injorant i vërtetë në këto fusha. Ai shihte vetëm leverdinë”, citohet Enver Hoxha, në kujtimet e diktatorit komunist shqiptar, në një botim të vitit 1980.

Juli Krisafi – prej 22 vitesh gazetare dhe prezantuese – është diplomuar për letërsi, por e ka pasur përherë këtë pasion për marrëdhëniet ndërkombëtare, pasion të cilin e thelloi me studimet doktorale, kryer para disa vitesh.

“Ky libër është një punim doktoral i ripunuar dhe i thelluar. Është në fakt, një përpjekje për të ndërthurur gazetarinë me historinë, për të pasqyruar atë që ndodhte në politikën e jashtme, duke u bazuar në morinë e dokumentave të arkivave shqiptare, ruse dhe amerikane”, tha Krisafi për “Tirana Diplomat”.

Në libër janë përfshirë dokumenta të deklasifikuara së fundmi, fakte të patrajtuara më parë etj, por ajo që është e rëndësishme në çdo botim të ri, është këndvështrimi dhe analiza mbi faktet dhe dokumentat.

Ajo që vihet re në libër është qendrimi neutral, duke shmangur gjykimin mbi figurën e Enver Hoxhës, që Krisafi ka menduar t’ia lërë lexuesit, pasi të përballet me dokumentacionin në libër.

“Përballë Stalinit, Hrushovit e Titos, Enver Hoxha mbetet lider i një vendi të vogël dhe nevojtar, me dëshirën dhe ambiciet e një lideri global”, tha autorja.

Sipas Krisafit mënyra se si u përpoq të bëhej faktor në kampin e lindjes, ashpërsia dhe egërsia me të cilën shpaloste idetë dhe kundërshtitë, ishte e habitshme edhe për vetë protagonistët e skenës së madhe të politikës ndërkombëtare dhe këtu ka parasysh kinezët e sovjetikët.

Në libër përfshihet një numër shumë i madh dokumentesh, letra, telegrame, dialogje e dëshmi protagonistësh që do të ishin një ndihmesë për këdo që ka interes për fushën.

“Enver Hoxha; Midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos (1953-1961)”, një libër studimor i kompletuar.

Next Post
Tragjike/ 18-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident në Greqi, i dashuri: Mesazhet e fundit që shkëmbeva me të

Tragjike/ 18-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident në Greqi, i dashuri: Mesazhet e fundit që shkëmbeva me të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

October 19, 2026
Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

October 19, 2026
Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com