• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Enver Hoxha i ktheu shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së”/ Rama: Ai ka punuar më shumë se të gjithë ne për këtë ditë

by Java News
28/07/2022 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe SHBA festojnë sot 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit Edi Rama, u shpreh se SHBA janë në shtëpinë e tyre, sepse kështu e kanë vendosur shqiptarët dhe sepse kështu e ka dashur gjithë kjo rrugë ku pa zellin e SHBA në vitin kur Fan Noli iu lut Presidenti Willson, Shqipëria mbase nuk do ekzistonte.

Rama theksoi gjithashtu se pa SHBA-në Shqipëria sot nuk do ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Rama: Ishte dita e Pavarësisë kur i thashë Presidentit Willson të shpëtonte këtë racë të pashpresë dhe përgjigja e tij ishte “unë do të kem një zë në Kongresin e Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”. Nuk besoj se ndodh në ndonjë vend tjetër që gjithë qeveria dhe gjithë paria e vendit të mblidhen me ambasadoren dhe të kremtojnë ditën kur kanë firmosur marrëdhëniet diplomatike. Kjo nuk e bën aspak të pakuptueshme apo qesharake këtë që ndodh këtu në vendin tonë. Ndryshe nga të gjtiha vendet e tjera, pa asnjë përjashtim, në këtë marrëdhënie ka hyrë në mes një histori e pangjashme me asgjë tjetër që ka përcaktuar edhe këtë nivel dhe thellësi të marrëdhënies tonë me SHBA. Ne sot jemi  këtu për 100 vjetorin, sepse më 28 korrik 1922 në ministrinë e Jashtme mbërrit dokumenti zyrtar që njoftonte qeverinë shqiptare se SHBA e njeh qeverinë shqiptare.

Kryeministri u shpreh se 100 vjetori vjen pas një historie që është përcaktuese në këtë marrëdhënie sot. Ai e cilësoi komunizmin si një periudhë përcaktuese që i shtyu shqiptarët ta duan SHBA-në dhe jo të largohen.

Rama: Historia e ndarjes me dhunë e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga bota dhe shkëputjes totale të çdo lidhjeje me SHBA. Madje e vendosjes së SHBA në shënjestrën e përditshme të diktaturës komuniste. Në një farë mënyrë Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se në të tërë për këtë ditë që jemi këtu. Ka punuar gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe për t’i kthyer shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së. të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i laruar shqiptarët nga SHBA u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër.

g.kosovari

Next Post
Rama: Këtu s’ka një burrë që t’ja thotë hapur SHBA atë që mendon edhe kur i dridhen gjunjët nga reforma në drejtësi

Rama: Këtu s’ka një burrë që t’ja thotë hapur SHBA atë që mendon edhe kur i dridhen gjunjët nga reforma në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

E pazakontë/ 11 fëmijë, 7 gra, 3 Champions, 160 milionë të humbura, jeta e shfrenuar e Roberto Carlos!

September 28, 2026
Droni rus godet Akademinë e Shkencave në ‘zemër’ të Kievit, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Droni rus godet Akademinë e Shkencave në ‘zemër’ të Kievit, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

September 28, 2026
Sulmi ndaj institucioneve në Brazil, reagon Lula: Fashistët dhe vandalët do të ndëshkohen

Kompania META i bllokon presidentit brazilian Lula reklamat e fushatës pak ditë para zgjedhjeve!

September 28, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Vdekja e George Mazonakis, infermierja “gozhdon” dy mjekët e arrestuar: Të gjithë jemi përgjegjës!

September 28, 2026
“Abuzoi me mua”/ Qytetarja 24-vjeçare denoncon qytetarin për pë***nim në policinë e Kavajës

Dyshohet se abuzoi seksualisht me gruan që grabiti, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Vlorë!

September 28, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

“A doni të blini armë nga SHBA?”- Departamenti i Shtetit sqaron kërkesën dhe pyetjen që Trump i bëri homologut kinez Xi Jinping

September 28, 2026
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

Pas përplasjeve dhe thirrjes për dorëheqje të Dukës ndaj Infantinos, FIFA nis auditimin ndaj FSHF-së!

September 28, 2026
A keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga Qeveria! Ibrahimaj: 233 të rinj fitues nga Programi i Vetëpunësimit, ja çfarë parashikon dhe qëllimi

A keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga Qeveria! Ibrahimaj: 233 të rinj fitues nga Programi i Vetëpunësimit, ja çfarë parashikon dhe qëllimi

September 28, 2026
Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

September 28, 2026
Balla u drejtohet europarlamentarëve në Tiranë: Vëreni në krye të agjendës ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE!

Balla u drejtohet europarlamentarëve në Tiranë: Vëreni në krye të agjendës ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com