Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, nuk do të kërkojë nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të vërtetojë imunitetin funksional kur të fillojë gjykimi ndaj tij, nën akuzat për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kohën sa ishte në krye të Kushtetueses, shkruan Express.
Edhe pse vazhdimisht është bazuar në imunitet funksional, avokati i tij mbrojtës, Bajram Tmava, ka thënë se nuk do ta shtrojë këtë çështje në gjykatë me arsyetimin se këtë ia garanton Kushtetuta.
Këtë deklaratë avokati e ka dhënë pas dështimit të mbajtjes së seancës fillestare të premten, edhe pse ishte planifikuar prej afro tri javësh. (b.an)