• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Entuziasmi i vetmuar i Sali Berishës për “mosbesimin” ndaj reformës në drejtësi

by Ylli Pata
04/11/2021 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në ditën kur Fatmir Mediu dhe mbrojtja e tij kanë dalë publikisht për të kundërshtuar aksionin e SPAK për të rihetuar katastrofën e Gërdecit, Sali Berisha ka shpërndarë një qëndrim, ku thekson se shqiptarët e refuzojnë në shumicë reformën në drejtësi.

Në fakt përpara Sali Berishës, kanë qenë disa media pranë tij, që kanë komentuar krejt “çuditshëm” një sondazh të porositur nga Euronews Albania, sipas të cilit shumica e shqiptarëve janë të mërzitur nga zbatimi i reformës në drejtësi.

Shumë mirë që ka pasur sondazh të një kompanie që merret me këtë punë, e shumë mirë që njerëz të medias e politikanë i referohen atij, por realisht thelbi i këtij sondazhi nuk ka pasur nevojë të kalojë në shpenzime parash për të matur perceptimin popullor, pasi kjo shikohet hapur çdo ditë.

Shqiptarët nuk janë fare të kënaqur që reforma në drejtësi nuk ka arritur rezultatet që ata prisnin, pasi pritshmëria publike është pandëshkueshmëria e kastës së politikanëve 30 vjeçarë të këtij vendi. E kjo nuk do as mend as kalem, pasi e perceptojnë të gjithë nga e majta të të djathtë. Bashkimi më i madh i shqiptarëve është ndjenja për të pasur një drejtësi të fortë që ndëshkon politikanët e lartë që kanë abuzuar me pushtetin.

Tani të futemi pak në politikë, pasi ja vlen realisht të analizohet situate. Njerëzit mediatikë pranë Metës e Berishës thonë se drejtësia e re që ka ardhur nga reforma është vasala e Ramës. Këtë e thotë edhe Sali Berisha në statusin e tij paksa triumfant, sikur zbulon ndonjë zhvillim pozitiv.

Por nëse drejtësia do të ishte në duart e Edi Ramës, këtë e kupton edhe guri e druri, së pari, sot do të kishim prapa hekurave ata njerëz që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit, apo ato njerëz që shtinë dhe urdhëruan vrasjen e katër qytetarëve më 21 janar 2011. Të paktën.

Kjo është krejt logjike, pasi, nuk ka mundësi tjetër që një drejtues që vjen në pushtet të mos drejtojë e gëzojë hakmarrjen e tij apo gëzimin e përkrahësve të tij në një gjyq ndaj atyre që ai i konsideron armiq të tij.

Ka ndodhur me Sali Berishën pasi erdhi në pushtet në vitin 1992. Bëri një process public për vrasjen e 4 qytetarëve më 2 prill 1991 në Shkodër, proces i cili nuk gjeti të paktën pushkën kush shtiu mbi 4 qytetarët. Asnjë provë balistike, asnjë raport mjeko-ligjor mbi viktimat. Në 2011-n kishin as më pak e as më shumë por provat e FBI-së amerikane për balistikën, kun ë mënyrë të saktë shkencore vërtetohej se nga cila pistoletë ishte shtirë për të vrarë Ziver Veizin, Hekuran Dedajn e Faik Myrtajn.

Le të shkojmë në vitin 1993 kur u arrestua Fatos Nano për favorizim ndaj të tretëve. Nano nuk kishte marrë asnjë cent, nuk kishte asnjë vilë, asnjë makinë kur la detyrën e kryeministrit. E sot?

Sali Berisa, por edhe mbështetësit e tij e kanë krejt gabim, pasi është krejt normale që shqiptarët të mos jenë të kënaqur me reformën në drejtësi. Por janë të pakënaqur jo se ajo është në dorë të Ramës, por ngaqë nuk janë ndëshkuar ata që shqiptarët i konsioderojnë si fajtorë.

E këtu nuk ka përse të këndojë fitore as Berisha e mbështetësit e tij. Sepse perceptimi është i qartë; pritshmëria kërkon ndëshkimin e jo mosndëshkimin.

Ka një narracion të Berishës, PD-së e opozitës që drejtësia nuk ka ndjekur e hetuar qeverinë e Edi Ramës. Shumë gabim! Ka ministrin më të rëndësishëm të Edi Ramës që është hetuar, madje në mënyrë jakobine nga Adriatik Llalla, me një akuzë ekstreme pa provat e duhura, siç rezultoi më pas procesi.

Ky personi që ne flasim, pra Saimir Tahiri nuk u shfajëzua as nga procedura e as nga imuniteti. Madje ai është krejt jashtë poltiikës. Po Fatmir Mediu? Si tha dje? i kam kërkuar Gjykatës së Lartë që të mos ma quajnë imunitetin por e quajta se s’kisha ç’të bëja!

Ok, Mediu, e gjithë të tjerët nuk janë hetuar. Reforma në drejtësi është për të hetuar pushtetarët, ndaj është pakënaqësia. Nëse Berisha do të hetohen njerëzit e Ramës, punë e tij, por shqiptarët nuk është se nuk e duan drejtësinë e re, thjesht nuk mund ta koceptojnë se vetë Berisha është ende i pahetuar.

Por entuziazmi i Sali Berishës, duket si një gëzim vetmitar i një njeriu që gëzohet se dështoi SPAK, dështoi BKH, dështoi pandëshkueshmëria dhe eureka? E përse, ka ndonjë gjë Sali Berisha që i leverdis në këtë rast? Natyrisht që po!

Next Post
FOTOT/ Goditi gruan 16 herë me thikë! Pamjet kur burri e ndiqte për ta vrarë, viktima vrapon në oborr për t’i shpëtuar

FOTOT/ Goditi gruan 16 herë me thikë! Pamjet kur burri e ndiqte për ta vrarë, viktima vrapon në oborr për t’i shpëtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In