• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Entuziasmi i “talebanëve” të Ballkanit, në kërkim një tjetër fatkeqësie si në Afganistan!

by Java News
16/08/2021 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Triumfi i fundit i talebanëve të Afganistanit ka entuziazmuar çdo taleban tjetër kudo në botë, sidoemos ata ballkanas, në mes të Europës.

Rënia e Kabulit në duart e talebanëve – 20 vjet pasi ata u dëbua nga pushteti me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s – do t’i japë fund ndikimit amerikan në Afganistan, ndoshta për disa dekada. Rikthimi i talebanëve është gati i krahasueshëm me përmbysjen e Shah të Iranit në 1979, rënien e Saigon në  Vietnam, 1975, ose revolucionin Kuban të 1959.

Mediat shtetërore kineze dhe ato ruse, por edhe disa nga ato të Perëndimit e kanë konsideruar operacionin Amerikan në Afganistan, një dështim. SHBA në fakt nuk ka pasur për qëllim të civilizojë talebanët e Afganistanit.

Gjatë pranisë 20 vjeçare, SHBA nuk ia doli dot të ulte ndikimin e talebanëve, për të ngritur atje një shtet normal demokratik. Kur e kuptoi që afganët nuk mund të civilizoheshin, por në vend të kësaj admironin kulturën dhe zakonet e tyre bashkë me radikalizmi taleban, SHBA vendosi të tërhiqej.

SHBA nuk mund të investonte me shekuj për të civilizuar dhe demokratizuar një komb, prandaj u detyrua të bënte marrëveshje me talebanët para se të largohej nga Kabuli. Nëse nuk do të kishte pasur marrëveshje, para se talebanët të uzurponin institucionet, do të kishte me siguri me mijëra të vrarë.

Operacioni i talebanëve nuk u konsiderua nga Perëndimi as si ‘grusht shteti’, sepse atje nuk u ngrit dhe nuk u krijua kurrë një shtet normal. Tashmë i mbetet Kinës dhe Rusisë të merren vesh me talebanët.

Ky lloj përfundimi i projektit Amerikan në Lindjen e Mesme mund të jetë pritur me gëzim në Ballkan nga nacionalistët e shumtë serbë, që po shpresojnë se, po ashtu si talebanët në Afganistan, ashtu edhe ata mund të rikthehen sërish me armë për të rimarrë Kosovën.

Edhe “talebanët” shqiptarë që nuk pranojnë të ndërtojnë kurrë shtet kanë rigjetur shpresë. Termi “talebanë” për një pjesë të shqiptarëve që nuk njohin institucione dhe as shtet qarkullon gjerësisht prej vitesh edhe në vendin tonë, që kur talebanët e vërtetë u bënë të njohur me ndërhyrjen smerikane në Afganistan.

Të korruptuarit, politikanë që i pret burgu, njerëz të drejtësisë që i largoi Vetingu, bashkë me përkrahësit e tyre, të gjithë po shpresojnë më shumë se kurrë për “dështimin” Amerikan në Shqipëri, që në vend të largimit dhe ndëshkimit që i pret, të mund të rikthehen një ditë po aq triumfatorë, njësoj si talebanët.

Megjithëse krahasimi dhe ndryshimi i Prishtinës dhe Tiranës me Kabulin është i madh, aq sa mundësia zero që nacionalistët serbë dhe “talebanët” shqiptarë të kenë të njëjtin fat me talebanët e vërtetë afganë.

Nga emergjenca e krijuar ndoshta SHBA nuk ishte e përgatitur për të përcaktuar fatin e mijëra afganëve, të cilët bashkëpunuan me forcat aleate. Kuptohet se sa i përgatitur është populli shqiptar sot, për të kuptuar situatën, sikurse dihet edhe mundësia që kanë Shqipëria dhe Kosova për të mirëpritur refugjatë afganë.

Ky duket se është edhe meraku më i madh që kanë shumica dërrmuese e shqiptarëve të thjeshtë pas rënies së Kabulit në duart e talebanëve. Prandaj, është e nevojshme që të bindet populli më proamerikan në botë, përjetësisht mirënjohës ndaj luftës për çlirimin e Kosovës, se pse duhet që pikërisht ai të presë i pari refugjatët afganë dhe jo një komb tjetër aleat me mundësi shumë të mëdha.

Departamenti Amerikan i Shtetit do të qetësonte disi shqiptarët, nëse do të shprehej publikisht mbi projektin e nisur, në betejën e përbashkët kundër çdo talebani.

Do t’i jepej ndoshta një herë e mirë fund entuziazmit të “talebanëve” serbë dhe atyre shqiptarë, nëse SHBA me largimin nga Lindja e Mesme, do të fokusohej për të përshpejtuar disa nga çështjet e mbetura pezull në Ballkan.

Next Post
Talibanët në Afganistan/ Merkel: Do të strehojmë 10 mijë të rrezikuar

Talibanët në Afganistan/ Merkel: Do të strehojmë 10 mijë të rrezikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com