• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eno Bozdo këshillon Bashën: Çdo përjashtim sot është qesharak

by Java News
12/12/2021 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i kryesisë së PD-së Eno Bozdo, ju ka bërë thirrje kolegëve të tij që morën pjesë dje në mbledhje me Lulzim Bashën, duke ju rikujtuar vendimet e djeshme të Kuvendit.

Sipas tij edhe ata që janë në krah të Bashës, ashtu si të gjithë demokratët pa asnjë përjashtim, kanë shqetësimin e madh se cfarë do të bëhet me PD, sepse kanë sakrifikuar për PD duke qënë të gjithë sëbashku në përballjen e opozitës së parë, të dytë e madje edhe të tretë.

Më tej Bozdo ka thënë se vendimet e djeshme nuk kanë asnjë grimë “antiamerikanizmi”, dhe është e turpshme të trajtohen si të tilla.

“Miqtë e mij, sot shikoni me sytë e mijëra delegatëve dhe demokratëve që u mblodhën dje në Kuvendin legjitim të tyre. Ata e duan PD më shumë se secili nga ne individualisht. E duan më shume se Berisha apo Basha. Dashuria e tyre është më e pastra sepse është dashuri e sakrificës. Vetëm duke e parë kështu do të mbani sot qëndrimin më dinjitoz të mundshëm. Do të vijë shpejt një ditë që qëndrimi sot mund t`ju bëjë krenar aq sa kokëulur. Historia nuk harron kurrë. Sot duhet menduar vetëm për interesin më të mirë të PD”, shkruan Bozdo.

Deklarata e plotë

Për ata që u mblodhën dje dhe që do të mblidhen përsëri sot në Selinë e PD

Nuk dua ta nis thjesht me argumentin se mbledhja e djeshme e Kryesisë dhe ajo e sotmja e Këshillit Kombëtar, nuk kanë më asnje vlerë juridike, përsakohë Kuvendi Kombëtar i djeshëm drejton PD. Vendimet e djeshme të Kryesisë dhe ato të sotmet të pritshme janë thjesht pa asnjë ndikim politik e më tej.

Desha ne fakt tu bëj një thirrje shumë miqve të mij, që për shumë arsye morën pjesë në mbledhjen e djeshme dhe do marrin pjesë sot në mbledhjen e sotme në selinë e PD. Jam i sigurtë që ata, ashtu si të gjithë demokratët pa asnjë përjashtim, kanë shqetësimin e madh se cfarë do të bëhet me PD, sepse kanë sakrifikuar për PD duke qënë të gjithë sëbashku në përballjen e opozitës së parë, të dytë e madje edhe të tretë.

Ju miqtë e mij e dini se PD foli dje në Kuvendin e saj, qartë dhe hapur: ajo kërkon të rikthehet në rolin e saj opozitar, rikthehet në vlera thelbësore të qëndrës së djathtë, kërkon të hapet dhe modernizohet për tu përballur me Ramën. Ajo kërkon të mos jetë më humbëse, por të jetë alternativë e vërtetë fituese. Ajo mendon se lidershipi zyrtar nuk ka më kredo morale dhe politike të drejtojë PD në betejën e ardhshme.

LEXO EDHE:  Basha, 1.7 milion dollarë pasuri/ Asnjë qindarkë për të dëmtuarit nga tërmeti

Vendimet e djeshme, siç edhe ju e dini, nuk kanë asnjë grimë “antiamerikanizmi”, dhe është e turpshme të trajtohen si të tilla. Vendimet e djeshme janë të vetmet që na rikthejmë aty ku duhet, pa fshehur aspak se do të kërkojë shumë mund dhe këmbëngulje për të fituar përballjen me Ramën.

Ju miq e mij, keni shansin sot të mbroni interestat e mirëfillta të PD, jo duke përjashtuar por duke kërkuar hapjen e dialogut për organizimin e zgjedhjeve për lidershipin e PD. Jo duke goditur “armiqtë”, por duke i kërkuar drejtuesit të mbledhjes të hapë rrugën për të mirën e PD.

Cdo përjashtim sot është qesharak, kur dje PD ka folur qartë dhe fortë. Përjashtimet nuk kanë asnjë vlerë, thjesht zbulojnë absurdin e izolimit të atyrë që kanë zgjedhur internimet politike për të mbajtur karriget.

Por faktet janë aty dhe e vërteta është kokëfortë. Çfarë duan masivisht demokratët është shumë e qartë. Ata duan të bëjnë opozitë. Ata kërkojnë lirinë për të zgjedhur me votë lidershipin e tyre, dhe jo një lidership që fshihet pas statutit dhe procedurës. Duan një opozitë dinjitoze dhe aspak gojëkycur dhe dredharake. Këtë në fakt duan dhe meritojnë shqiptarët sot.

Prandaj sot tregoni me qëndrimet tuaja se PD nuk mund të mbahet me zor, se ajo nuk mund të përjashtojë dhe as të marrë vendime që copëtojnë partinë dhe demokratët, në interes të një grushti njerëzish pa histori, që janë katapultuar në majë të saj. Misioni ynë është fitorja përballë Ramës, dhe jo strehëza e ngrohtë për humbësit në opozitë.

Miqtë e mij, sot shikoni me sytë e mijëra delegatëve dhe demokratëve që u mblodhën dje në Kuvendin legjitim të tyre. Ata e duan PD më shumë se secili nga ne individualsht. E duan më shume se Berisha apo Basha. Dashuria e tyre është më e pastra sepse është dashuri e sakrificës. Vetëm duke e parë kështu do të mbani sot qëndrimin më dinjitoz të mundëshëm. Do të vijë shpejt një ditë që qëndrimi sot mund t`ju bëjë krenar aq sa kokëulur. Historia nuk harron kurrë. Sot duhet menduar vetëm për interesin më të mirë të PD!

Next Post
Reshjet e dendura të shiut/ Lumi Ishëm del nga shtrati dhe vërshon në zonën e Fushë-Krujës

Përmbytjet/ Apeli i Ramës: Policia e Shtetit në gatishmëri, qytetarët në nevojë t'i adresohen numrit 112 ose Komisariatit Dixhital!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Epipedobates tricolor’, bretkosa braziliane që përmban helmin me të cilin u vra lideri i opozitës ruse

‘Epipedobates tricolor’, bretkosa braziliane që përmban helmin me të cilin u vra lideri i opozitës ruse

February 14, 2026
Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

February 14, 2026
“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

February 14, 2026
“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

February 14, 2026
Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

February 14, 2026
Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

February 14, 2026
A i dëgjon ndokush sinjalet?

A i dëgjon ndokush sinjalet?

February 14, 2026
Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

February 14, 2026
“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

February 14, 2026
Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In