• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enkelejd Joti emërohet drejtor i QSUT

by Java News
27/03/2017 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enkelejd Joti emërohet drejtor i QSUT. Joti pason në detyrë Ogerta Manastirliun, e cila pas drejtimit disa vjeçar të QSUT, është emëruar ministre e shëndetësisë, në vend të Ilir Beqajt. Enkelejd Joti ka qenë më parë drejtor i përgjithshëm i Top-Channel. Joti u prezantua si drejtor i QSUT nga ministrja e re e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare është organi i vetëm ekzekutiv që nën mbikëqyrjen e bordit drejton dhe organizon veprimtarinë mjekësore, financiare, administrative dhe teknike të kësaj qendre.

Drejtori i Përgjithshëm i QSUT

Emërohet nga Këshilli i Ministrave, bazuar në Vendimin e Qeverisë Nr. 70, datë 15.02.2001. Drejtori i Përgjithshëm i QSUT është titullari më i lartë ekzekutiv, drejtues, organizues dhe kontrollues i të gjithë veprimtarisë së kësaj qendre dhe ka këto kompetenca:

Drejtori i Përgjithshëm i Institucionit përfaqëson QSUT në të gjitha nivelet: me eprorët, me të barabartët dhe me të tretët.

Drejtori i Përgjithshëm është Kryetar i Entit Prokurues të QSUT si dhe Kryetar i Komisionit Kombëtar Ndërspitalor për trajtimin e shtetasve shqiptarë të sëmurë që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit.

Siguron zbatimin e statutit dhe rregulloreve të brendshme të QSUT dhe ka autoritet administrativ dhe institucional mbi të gjithë personelin.

Drejtori i Përgjithshëm emëron shefat e shërbimeve; Drejtori i Përgjithshëm i merr propozimet për shefa shërbimesh nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, i cili propozon të paktën dy emra për të njëjtin vend.

Nënshkruan kontratën e punësimit në QSUT për të gjithë personelin e lartë dhe të ulët, mjekësor dhe jo mjekësor si dhe personelit pedagogjik të Fakultetit të Mjekësisë për shërbimin që kryen në Spitalet Universitare sipas nevojave të QSUT në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.70, datë 15.02.2001.

Miraton dhënien me qera të ambjenteve, truallit apo aparaturave të institucionit.

Ka të drejtë të punësojë personelin e lartë, të mesëm e të ulët mjekësor si dhe atë jo mjekësor në përputhje me rregulloret dhe udhëzimet përkatëse.

Në bazë të statutit të QSUT dhe të Fakultetit të Mjekësisë ka të drejtën e pezullimit dhe komandimit të shefave të shërbimeve deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Emëron dhe shkarkon Drejtuesit dhe Shefat e Degëve të Administratës së QSUT

Koordinon lidhjen ndërmjet QSUT dhe pushtetit vendor si dhe homologëve të tij brenda dhe jashtë vendit.

Organizon, drejton dhe analizon gjithë veprimtarinë ekonomike-financiare të spitalit.

Ndjek realizimin e treguesve të efektivitetit të punës në QSUT

Merr vendime për largim nga puna në rast shkeljesh të Kodit të Punës, kontratës dhe rregullores së shërbimit nga ana e personelit të lartë, të mesëm dhe të ulët mjekësor dhe jo mjekësor të QSUT

Drejtori i QSUT firmos të gjitha aktet që e angazhojnë spitalin ndaj subjekteve ose personave juridikë.

Drejtori ka të drejtë që një pjesë të kompetencave të tij t’ia delegojë sipas rastit, Drejtorëve të drejtorisë.

Në rast shkeljeje të etikës, deontologjisë dhe rregullores së spitaleve universitare nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë, i propozon Dekanit masa disiplinore.

a.ç

Next Post
Mijatoviç: “Askush si Modriçi”

Mijatoviç: “Askush si Modriçi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In