• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enkelejd Alibeaj shpërthen në akuza ndaj PD-së së Berishës: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë/ Gjiknuri: Ti je i dashuruar…

by S T
24/07/2024 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i opozitës Enekelejd Alibeaj në Komisionin e Ligjeve thotë se me ndryshimet për Kodin Zgjedhor është bërë pazari për t’i dhënë Edi Ramës mandatin e katërt në tavolinë.

Alibeaj tha se pala tjetër, (PD e Berishës) nga ana tjetër tani po qajnë hallin se si të kapin ndonjë karrige në zgjedhjet e 2025.

“30% të fiksuar të listës, mbrojtja më e madhe që i jepet Ramës. Do të fshehë në atë pjesë figurat më të larta politike, e drejta e atij ta bëjë atë punë, por jo në kuirriz të shqiptarëve. I jep mundësinë Ramës të përdorë administratën, patronazhistët për të vjedhur votat. I jep 12 mandate dhuratë dhe i jep mundësinë të fshehë figurat më të larta të pushtetit që janë ata që janë në traget të votës së qytetarëve shqiptarë.

Jepini shqiptarëve të drejtën që ta zgjedhin ata deputetin që duan. Nëse e do një parti politike, ta zgjedhë si opsion. 100% të listës ta mbajnë të mbyllur ata, mbase pushteti e do të mbyllur, por jo duke detyruar shqiptarët. Ta bëjnë si zgjedhje të tyre. Vendimi i GJK Kushtetuese është për listë të hapur.

Nuk jam për votën me postë. Vota më postë me këto kushte të regjistrohesh brenda 60 ditëve, për 3 muaj, të regjistrohesh duke pasur një vendbanim atje ku je, kjo është pengesa e parë. Duhet të kesh regjistrim zyrtar në vendin e huaj që të kualifikohesh si zgjedhës. U dashka që të paguajë postën ai shqiptari atje me lekët e tij. Ai ka ikur jashtë se s’ka para. Në funksion të plotësimit të atij bishti të fundit, mandatin e fundit.

Këta e kanë në dorë ta marrin dhe ta rrëmbejnë atë mandatin e fundit ndaj çdo partie tjetër, i kanë patronazhistët jashtë Shqipërisë shkuan në mes të Athinës dhe Milanos dhe çuan gjithë shtetin. Kanë mundësinë për ta keqpërdorur votën e emigrantëve në favor të tyre. Kjo do jetë një mënyrë se si mund të keqpërdoret një e drejtë kushtetuese.

Të votojnë në mënyrë të monitoruar në vendet ku janë, të regjistrohen pa pasur në nevojë të deklarojnë vendbanim zyrtar atje. Ajo se çfarë po bëhet sot, nuk është se po bëhet një Reformë Zgjedhore e minutës së fundit, me një Pazar të bërë natën fshehtas, sot po i dhurohet mandati i katërt Ramës në tavolinë. S’ka nevojë sot më për zgjedhje, e ka marrë, e ka blerë pushtetin dhe mandatin e katërt. Dhe bashkë me të mbetet e vetmja gjë, si të ruajmë ndonjë karrige për vete”, tha Alibeaj.

Ndërkohë, deputeti i PS, Damian Gjiknuri ironizoi qëndrimin e Alibeajt.

“Le ti qëndrojmë procedurës, s’mund të komentojmë nismat e të tjerëve, ka dhe njerëz që dashurohen me zërin e vet, por këtu jemi do diskutojmë”, tha Gjikunri.

Next Post
“The making of Albanians”

Si po shtrenjtohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In