• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në syrin e mortjes

by Java News
14/11/2015 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

 

Teksa dalin nga Stade de France duke kënduar Marsejezën, qytetarët rrëfejnë që Perëndimi ka nevojë t’i rikthehet patriotizmës. Terrorizmi është si mola, godet ku të gjejë një terren të përshtatshëm. Mark Lazar, profesor i historisë dhe sociologjisë politike, thotë që duan të  shkatërrojnë jetën e përditshme. Deri tani janë mbi 140 të vrarë, e mbi 200 të lënduar; bilanci rëndohet, ndërsa kupton që terroristët kanë hequr dorë nga simbolika.

Nuk sulmojnë më një sinagogë, një simbol të kapitalizmit, medias, por kanë vënë në shënjestër jetën e zakonshme. Atje gjenden viktima të papërgatitura, të cilat mund të jenë të grumbulluara si mizë lisi. Në stadium, në vigjilje të Europianit, në një koncert heavy metal, në restorant, këto janë syri i mortjes.

Ditën e shpalljes së vrasjes së xhihadistit John, përgjigjja është e lemerishme. Presidenti Hollande është i detyruar të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë këto 50 vjet; Franca ka mbyllur kufijtë. Ajo çka përfaqëson kultura e Perëndimit, liria, shekullarizmi, konsumizimi është në gjunjë. Terrori është ngjizur pikërisht këtu. Që nga sot, një qytetar i Parisit, Romës, Berlinit, Londrës, pse jo, dhe i Tiranës, do të mendojë dy herë të shkojë në stadium, të marrë urbanin apo metronë, ta ndajë të ndjekë një koncert rock-u apo opera, sepse pas shpinës së tij mund të kërcejë një marrok, i cili ndot emrin e Zotit dhe të heq nga jeta.

Perëndimi është në luftë. Janë qeveritë e këtyre vendeve që çelën kutinë e Pandorës me Sirinë, me politikat gjeo-naftëtare në Gjirin Persik, dhe me vëzhgimin e ftohtë të ISIS-it, ndaj ata zgjodhën pikërisht spektatorët e një koncertirock në Bataclan dhe larguan nga kjo jetë të paktën 100 të rinj. Edhe terroristët nuk janë më aq mediatikë, spektakolarë; e kuptojnë që vepra e tyre mund të jetë më e arrirë nëse bëhet kapilare, ushtrohet tek e rëndomta, banalja, e thjeshta, e përditshmja.

Qysh sot qytetari që merr do euro në muaj ka mbi shpinë jo vetëm trysninë e mbijetesës, por edhe makthin e mbylljes së ditës, nëse do e shohë në darkë fëmijën që ka çuar në kopësht apo gruan që ka shkuar në shitore. Kjo është fitorja më e vyer për terroristët. Kanë kallur datën.

Në Shqipëri përherë u jemi gjendur virtualisht gjëmave. E bëmë në 11 shtator, e bëmë edhe para një viti me Charlie Hebdo-në. Profilet në rrjetet sociale mbajnë shenjat e zisë, parullat “Je suis Paris” shpërndahen si qarkore, qeveria dhe opozita, le të themi politika, është ustalleshë e solidarizimit. Udhëheqësit tanë kanë dhe një rast më shumë të tregojnë se janë frankofonë, të çlirojnë fantazinë e lapsave, por duhet kuptuar që jemi në luftë. Duhet vepruar përtej fjalëve të kufizuara në twitter, sepse shpallja e luftës nuk është në prag të derës së shtëpisë, por bash brenda saj!/tesheshi.com/

 

Next Post

Berisha: Barbarët nuk mund ta përkulin Francën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

October 27, 2026
Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

October 27, 2026
Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In