• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enigmat e zbuluara nga “Rrugëtimi im”, fjala e një mjeshtri…

by Agron Gjekmarkaj
19/05/2024 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Në çdo shëtitje në natyrë njeriu merr shumë më tepër sesa ai kërkon. Në Lezhë ajo e ka ndikuar njeriun për fat më shumë se ai atë. Mes malit dhe detit, fushës e lagunave, muzgjeve të përflakura të verës apo stuhive dimërore, secili individ në mënyrën e vet, flet me gjuhën e natyrës dhe të historisë. Piktorët me dhunti më të eperme, ku e ku më shumë. Pashk Përvathi e ka bërë me qindra vepra në telajo, së fundmi edhe me kujtimet sipas toposit “Rrugëtimi im”. Kjo e fundit (historia) me dy mijë vjet krishtërim, kishat e vjetra me afreske të shpërndara aty-këtu mbi kodra e bashtina si rojtare e pishtarë ende flasin me njerzit dhe vendin.

Fillimi i rezistencës kundër otomanëve me ‘lidhjen’ e 2 Mars të vitit 1444 apo nostalgjia që jep ajo tokë e cila mbështolli heroin e amzës Gjergj Kastriotin-Skenderbeun në misterin e përjetshem në janarin e 1468, në atë kolanë po aq ‘koncili i Arbnit’ , ‘seminari i Troshanit’, Ati madh Gjergj FISHTA, Ndre Mjeda i pazakonti, Frati i kujtimeve At Zef Pllumi, Kështjella mbi qytet e shumë tjetër, shfaqen si fari në detin e gjërë për tu ankoruar në portin e lirisë, identitetit dhe të qytetërimit. Po arti çfarë është? Për të ka përkufizime pa fund! Ndër shumë syresh thuhet “iluzion i lirisë”. Ky iluzion me gjasë është vertitur mbi qiellin e Lezhës duke i bërë fëmijët pavetëdijshëm të ënderrojnë poezinë apo pikturën, dhe ne të rriturit duke shpërnadrë farën e saj iluzive kudo nëpër Shqipëri. Vit pas viti Preç Zogaj, Pashk Përvathi, Rudolf Marku, Nikolin Ivanaj, Ndoc Gjetja, Agustin Shyti, Marash Mirashi, Ymer Metalia, Tonin Çobani, Mikel Paluca, Martin Luca, Alban Bala, Frano Kulli, Salvador Gjeçaj, Kujtim Dashi dhe Paulin Zefi i cili historinë ende e jeton, e shumë e shumë të tjerë.

I shoh bashkë poetë e piktorë lezhjanë se piktura është poezia e heshtur dhe poezia piktura që flet.

Do e kisha më të lehtë ta filloja këtë shënim pët librin me kujtimet e Pashk Përvathit, me stilemat e zakonshme siç në këto raste ndodh, por e ndjeva të pamundur sepse gjithë këto indicje, gjurmë e shënja të lartë permendura kanë pjesën e vet pos talentit e punës, shkollës e këmbënguljes në realizimin e autoportreti publik të mjeshtrit t madh që të gjithë njohim.

Nëse dikush më pyet mua, si e ka shkruar librin e jetës piktori Pashk Përvathi, e kam menjëherë përgjigjen. Bukur, të emocionon, mbetet vetvetja në të.

Aty është historia e gjithkujt që ka luftuar centimetër për centimetër për të dominuar rrethanat, për të përmbushur vetveten, të djalit nga Manatia që së pari kërkon mundësi për të çliruar talentin e vet i cili atij I jep famën dhe ne shijen e së bukurës.

Në fillim emrin ta venë prindërit pastaj bëhesh ti prindi i emrit tënd. Aty gjej historinë e personaliteteve që më sipër shkrova! Aty gjej historinë time ku të përbashkët kemi fuqinë për ti buzëqeshur jetës përtej një sistemi të thatë, varferisë e periferisë.

Pashk Përvathi na ka pikturur të gjithëve dhe ne kujtime na rrëfen sesi e ka bërë qysh i vogël e deri më sot. Ai ka ëndërruar të pikturojë dhe tani pikturon ëndrrën e vet. Sot ai shfaqet, unik, si poeti i peisazhit, duke kataloguar gjeografinë e Shiperisë në raport me njeriun e shumë vende të botës.

Më ka nderuar duke më bërë pjesë të kujtimeve të veta siç ka bërë me shumë të tjerë të cilat jeta i ka perfshirë në kombincionet e komunikimit njerëzor nga At Zef Pllumi tek Ismail Kadare, tek Sali Berisha e Edi Rama e të tjera spikama tl universit të madh.

Në “rrugëtim e tij” një ditë befas hyra edhe unë dhe të dy bashkë u nisem për Shkoder në Kuvendin Françeskan nga ku u kthyem me portretin historik tashmë të At Zef Pllumit dhe kujtimin e një bisede të paharrueshme mes Fratit dhe Ismail Kadaresë, si koncentrat shekujsh e prognozë për ata që vinë. Më vonë nga ajo aromë temjani e tinguj lahute doli edhe portreti i Padër Gjergj Fishtës.

Në një përfundim me qiti “rrugëtimi im, ynë” i dhjetra djemve e vjazave të Lezhës e Shqipërisë se “pak janë ata, të medhenj mjaftueshëm për të ndryshuar rrugën e historisë. Por ndonjëri prej nesh mund të ndryshojë një pjesë të vogël të gjërave, e më shumën e gjithë këtyre veprimeve, do të shkruhet historia e këtij brezi”. Pashku e ka bërë dhe po e bën! Rruga vazhdon. Të gjitha të çojnë tek e bukura!

Next Post
Operacioni i SPAK që zbuloi aleancat mes krimit, të arrestuarit dalin para gjykatës

Operacioni i SPAK që zbuloi aleancat mes krimit, të arrestuarit dalin para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarit në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarit në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Tomor Dosti vdiq i lirë

March 5, 2026
Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

March 5, 2026

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

March 5, 2026
Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

March 5, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In