• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enigma e madhe e PD/ Kush janë 900 emrat e kandidatëve dhe pse s’bëhen publik?

by Ardit Rada
28/08/2020 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha premtoi hapje dhe transparencë, por duket se ka mbyllur në “bunker” listat e kandidatëve dhe mënyrën e përzgjedhjes së tyre.

Përplasjet e para kanë filluar që ditën e djeshme, kur PD deklaroi se kishte mbyllur fazën e parë dhe nga katër mijë kandidatë, kishte lënë 900 prej tyre.

Janë mbi tre mijë emra të hequr dhe askush nuk ju jep arsyen pse, thjesht komisioni ka hequr ata që ka dashur dhe si ka dashur mbi vlerësimet e tyre personale.

Fjala vjen, se çfarë vlerësimesh mund të këtë zonja Papa, apo Mark Marku për kandidatët e Vlorës bashkë me Bujar Nishanin, as Luli se kupton pa le më tej të tjerët.

Kjo është vetëm një pikë, pra mos njohja e kandidatëve nga komisioni, reputacioni dhe vlerat e kandidatit në zona të caktuara, kur janë 4 mijë nuk mund t’i njohin pesë vetë që disa prej tyre shpesh kanë qenë “armiq” të PD apo kanë përplasje të forta me bazën.

Më tej lista me 4 mijë emra nuk u propozua kurrë. As nuk u publikua në faqen zyrtare të PD. Pra, kominioni në hije në një kohë mjaft të shkurtër, me një debat shterpë publik, as emrat në total nuk i bëri të ditura për demokratët.

Nuk mjaftojnë këto fakte, por edhe lista ishte totalisht një gënjeshtër publike, si shifra me katër mijë emra, që është një formalitet i pavlerë.

Asnjë nga emrat e kandidatëve në listë sipas qarqeve nuk u bë publike. Në Republikën e Re të Lulit nuk kanë kohë t’i kontaktojnë 900 emra dhe jo më t’i konfirmojnë dhe t’i bëjnë publike ata.

Lista nuk është transparente dhe askush nuk jep garanci se ajo nuk ndryshohet. As Genc Ruli nuk ka më garanci, që kur u ul në “prehërin” e ngrohtë të kunatit dhe gruas së Bashës që duheshin nxjerrë për leckash jashtë nga PD.

Kush janë 900 emrat e kandidatëve? Pse fshihen? Pse nuk bëhet transparente lista për çdo qark?

Argumenti është se do ketë fazë tjetër selektimi me më shumë kritere. Por se kush janë kriterët e tjera, askush nuk e thotë.

Pse nuk u vendosën këto kriterë për të gjithë që në fillim. Që në hapat kur emrat u propozuan apo në procesin e selektimit nga komisioni jo statutor.

Lista me 900 emra do pasohet nga një tjetër me gati 300, pra dhe kjo do pakësohet tre herë. Faza e parë e pazarit kaloi. Tani fillon faza e rritjes së pazarit. Në fund lista do kalojë ne duart e familjes dhe Lulit ku shifrat do jenë më të larta se ato që u thanë në 2017. Kuptohet me pretendimin se PD është më afër pushtetit.

Transparencë nuk ka, emrat nuk publikohen, kriteret nuk dihen, ndryshohen dhe përdoren standarte të dyfishta dhe të trefishta, baza propozon, komisioni Ruli-Mustafaj-Nishani-Marku-Papa spastrojnë, çfarë është ky proces?

Pazar jo njëherë me një listë, por me tre hapa dhe tre lista, kush jep më shumë del në Top Listë, të tjerët të presin ashtu siç thoshte njoftimi i djeshëm, të vijë pushteti të kapin ndonjë llokmë, sërish po i la kunati se jo vetëm lista, por edhe emërimet nga zyra tek Sheratoni do kalojnë.(CNA.al)

/e.rr

Next Post
Emrat/ Mbyllet viti akademik në Universitetin e Stambollit, 8 nga 10 studentët më të mirë janë shqiptarë

Emrat/ Mbyllet viti akademik në Universitetin e Stambollit, 8 nga 10 studentët më të mirë janë shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Diagnoza koniciane e një kombi që refuzon pjekurinë…

January 29, 2026
“Bufi është mësuar që…” – Balla poston videon kur Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg: Këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend!

“Bufi është mësuar që…” – Balla poston videon kur Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg: Këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend!

January 29, 2026
“Nuk ushqehet dhe kërkon kapuçin e tij”, demokratët takojnë 5-vjeçarin e ndaluar nga emigracioni në SHBA

“Nuk ushqehet dhe kërkon kapuçin e tij”, demokratët takojnë 5-vjeçarin e ndaluar nga emigracioni në SHBA

January 29, 2026
BE prezanton strategjinë 5-vjeçare për emigracionin, prioritet kthimet e azilkërkuesve..

BE prezanton strategjinë 5-vjeçare për emigracionin, prioritet kthimet e azilkërkuesve..

January 29, 2026
FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni/ Negociohet me polakët për tifozët shqiptarë

FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni/ Negociohet me polakët për tifozët shqiptarë

January 29, 2026
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Prezenca e OSBE në Shqipëri: Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Median, veçanërisht..

January 29, 2026
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli: PD është parti bolshevike! Berisha dhe Salianji janë mjeshtër të fasadës

“PD në krizë morale, protestat nuk prodhojnë gjë”, Kadilli: Opozita që lufton për karrige nuk vjen kurrë në pushtet!

January 29, 2026
Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

January 29, 2026
“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

January 29, 2026
Nga shtatori rregulla të reja për vizat amerikane, Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin

Ambasada Amerikane në Tiranë: Respektoni kushtet e vizës, qëndrimi i tejzgjatur në SHBA mund të sjellë pasoja të rënda

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In