Këngëtarja e njohur Eni Koçi gjatë një bisede online me ndjekësit e saj në Instagram është shprehur se nuk do pranonte të merrte pjesë në “Big Brother Vip”, duke bashkangjitur edhe arsyen pse.
Pasi njëri nga ndjekësit e pyeti nëse do të merrte pjesë në këtë program Eni u përgjigj:
“Jo nuk është program i përshtatshëm për mua. Më pëlqen që jeta ime private të mbetet private”.
Kujtojmë se ka pasur shumë personazhe publikë të cilët nuk e kanë pranuar ftesën nga “Big Brother” dhe janë shprehur se nuk e shohin veten në këtë program.
/b.h