• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Eni Çobani takon çiftin e moshuar në Lapardha: E vërteta do dalë, prona do shkojë tek i zoti!

by Java News
27/09/2023 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç premtoi gjatë seancës së ndërmjetësimit të 10 Shtatorit në “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani i është drejtuar fshatit Lapardha në Berat për të takuar prindërit e dy motrave, Ermonetës dhe Majlindës.

Një vendim gjyqësor i formës së prerë ka nxjerrë nga shtëpia Aliun dhe Zymbylen, dy të moshuarit sepse sepse fëmijët e xhaxhait të vajzave kanë fituar të drejtën e pronësisë së shtëpisë. Tani çifti i moshuar jeton në kushte shumë të vështira në një magazinë buzë lumit. Eni Çobani fillimisht i njeh ndjekësit me ta përmes videos.

Eni Çobani: Jemi në Lapardha me Aliun, me Zymbylen. Majlinda, ku je Majlinda? Hajde se ty duan të të shikojnë shqiptarët se je zënë me motrën kështu që… Neta!

Ali: Motër e katërt!

Eni Çobani: Kam ardhur këtu, shikoj një situatë deri diku të dhimbshme, Aliu bashkë me Zymbylen thashë edhe njëherë, unë për këtë zonjën kam ardhur këtu, për zonjën Zymbyle.

Zymbyle: Faleminderit shumë!

Eni Çobani: Të të njohin edhe shqiptarët kush je se unë të kam përmendur shumë!

Zymbyle: Faleminderit shumë!

Eni Çobani: Pra, besoj të tërë e kujtoni rastin e Majlindës…

Ermoneta: Zonja Eni, je një avokate e shkëlqyer!

Eni Çobani: Jo, jam njeri, në radhë të parë jam njeri, Neta. Avokatë e këto vijnë pas, por të jesh njeri është gjë shumë e madhe, duam njerëz t’i kemi afër.

Majlinda thotë se ende nuk është kthyer në Amerikë për shkak të situatës së ndërlikuar dhe shkon çdo ditë në polici. Ndërmjetësja e rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan bën me dije se çështja ka përfunduar në gjykatë dhe i është bërë ftesa edhe familjes tjetër për të dhënë versionin e saj të historisë.

Eni Çobani: Familja tjetër në krah ka pasur ftesën nga unë që të vijë, të më takojë, të më thotë edhe ajo pretendimet e saj por kanë preferuar që jo. Prapë i dua fort, ne do takohemi në gjyq  pa diskutim sepse do dalë e vërteta. Ne nuk kërkojmë të marrim pronën e askujt, kërkojmë vetëm pronën e këtij zotërisë që e ka bërë me djersë 60 vjet.

Ka jetuar, ka ndërtuar familjen e tij, për fatin e keq ka humbur jetën edhe një fëmijë i zonjës Zymbyle dhe atë fotografinë e ka akoma te muri atje, kështu që është shumë e rëndë. Hapeni zemrën, flasim për njerëz të familjes, as për komshi dhe njerëz të huaj, për xhaxha, nip dhe mbesë. Pra është shumë e vështirë.

Eni Çobani shprehet se është filmuar edhe shtëpia e mjeruar ku po qëndron çifti i të moshuarve dhe shumë shpejt do të ndajë pamjet edhe me publikun. Në fund, ajo thotë se do luftojë për të dalë e vërteta që prona të shkojë tek i zoti.

Eni Çobani: Erdhëm pamë një realitet nga afër, e prekëm ashtu siç duhet. Këta njerëzit do t’i kthejmë prapë te ajo dhoma e tmerrshme që ju do shikoni në video që unë e kam filmuar, jo pa qëllim, që të shikoni se ku jetojnë dy moshatarë, ikin nga kjo shtëpia që kanë ndërtuar 60 vjet dhe shkojnë në një dhomë që është muri i krisur, tavani po bie, lagështira është e jashtëzakonshme dhe këta njerëz tani do shkojnë atje.

Kjo për mua është e papranueshme prandaj do luftoj deri në fund të dalë thjesht dhe vetëm e vërteta. Nuk duam t’i marrim askujt asgjë, të më dëgjojë edhe familja tjetër. Më thonë banorët që është duke më bërë edhe video. Unë jam e kënaqur që më bën video familja tjetër, biles i dua t’i kem edhe në krah pa diskutim, biles me juve këtu po iu kthehem t’ua bëj edhe me dorë, ‘përshëndetje, ju dua shumë’ kështu që pa diskutim që i dua jashtë mase edhe ato, por prona do shkojë tek i zoti dhe kjo është fjala ime e fundit.

Next Post
Sulmi i armatosur në veri të Kosovës, Gjermania: Serbia të bëjë thirrje për ndaljen e dhunës

Sulmi i armatosur në veri të Kosovës, Gjermania: Serbia të bëjë thirrje për ndaljen e dhunës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

August 27, 2026
Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

August 27, 2026
Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

August 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa shkojnë temperaturat

Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

August 27, 2026
Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

August 27, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

August 27, 2026
VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com