• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Engjëlli” i Shqipërisë erdhi nga stoli/ Armando Broja, 20-vjeçari i lindur në Londër që refuzoi të luante për Anglinë

by Java News
10/10/2021 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria tashmë ka një hero dhe ai është Armando Broja, shkurt makthi i Hungarisë, pasi në të dy përballjet si në Elbasan Arena një muaj më parë ashtu edhe të shtunën në ‘Puskas Arena’ realizoi golat e fitores, duke i siguruar kuqezinjve 6 pikë, që të bëjnë të ëndërrosh për Botërorin e Katarit.

Po kush është Armando Broja?

20 vejçari nga Kopliku ka lindur më 10 shtator 2001 në Londër, ashtu si dy motrat e tij. Ndërkohë prindërit janë rritur në Shqipëri dhe kjo është arsye që futbollisti ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi, pasi në një rrëfim të bërë nga vetë ai para dy vitesh e ka thirrur kombëtarja U-21 e Anglisë, që ai e ka refuzuar.

Formimi i tij si futbollist është i lidhur ngushtë me klubin e Chelsea-s në Premier League. Kur ishte vetëm 6 vjeç ai u rregjistrua në një ekip moshash në Londër, ndërsa në vitin 2009 kur ishte 8 vjeç u spikat nga blutë e Londrës.

Për 11 vite Broja kaloi me radhë të gjithë ekipet e moshave deri më 26 shkurt 2020 ku për herë të parë firmosi kontratën profesionale me Chelsea-n për dy vite. Me 8 mars 2020 sulmuesi 1.91 i gjatë bëri debutimin me fanellën e Chelsea-s, kur në minutën e 86 mori vendin e Giroud në ndeshjen e fituar 4-0 kundër Everton.

Në sezonin 2020-2021 Broja u huazua te Vitese në Hollandë ku edhe pse ishte një ambient i ri la gjurmë tejet të rëndësishme. Sulmuesi shqiptar e mbylli sezonin mes golashënuesve, me 10 gola të realizuar në kampionatin holandez. Kjo performancë bindi Chelsea-n që t’i ofronte një kontratë 5-vjeçare që u firmos nga futbollisti më 18 korrik 2021.

Gjatë kësaj vere Broja bëri perfomanca mbreslënëse me Chelsea-n në fazën përgatitore, aq sa trajneri Tuchel i sapo shpallur kampion Europe i kërkoi të qëndronte për sezonin e ri, por Broja duke parë që duhet të konkuronte me Lukakun dhe Werner zgjodhi të huazohej te Southampton.

Deri më tani 20-vjeçari ende nuk e ka siguruar një vend titullari, por në çdo ndeshje të aktivizuar ai ka mahnitur jo vetëm trajnerin, por edhe tifozët e Southampton.

Next Post
Arrestohet ‘kryeluani’ i kartelit në Turqi, e ‘dogjën’ fotot në Instagram, pozonte me armë e i rrethuar nga vajza të bukura

Arrestohet ‘kryeluani’ i kartelit në Turqi, e ‘dogjën’ fotot në Instagram, pozonte me armë e i rrethuar nga vajza të bukura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In