• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Engjëll Agaçi nderohet nga Italia me “Kalorësin e Meritës”: Rama, shoku më i madh i një udhe të papërshkrueshme

by A R
04/10/2023 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi nderohet me titullin “Kalorës i Meritës” nga presidenti i Italisë.

Titulli i lartë iu dorëzua nga ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci, në një ceremoni të dedikuar pranë ambasadës italiane në Tiranë.

Vetë Agaçi, shprehu në gjuhën italiane, domethënien dhe rëndësinë që ka për të ky titull.

Titulli sipas tij, është shenjë “përkatësie”, në frymën e pastër të urdhrave kalorësiakë nga të cilët vetë “Urdhri i Meritës” ka zanafillën e vet.

“Titulli i nderit i marrë ka për mua një vlerë të pamat, jo vetëm pasi shoh të vlerësohen me të shërbimet e dhëna për vendin tim, por edhe sepse zgjon mirënjohjen time për vendin që ma dorëzon atë, pa të cilin unë nuk do kisha arritur kurrë të isha njeriu dhe profesionisti që jam sot.

Të marrësh titullin Kalorës i Meritës i Republikës së Italisë, për mua nuk është marrja e një dekorate të rëndësishme, por një nder mbi çdo tjetër për të cilin do jem gjithnjë krenar, dhe gjithnjë, do e respektoj, siç më takon”, tha Agaçi.

Për zyrtarin e lartë të qeverisë shqiptare, titulli vjen edhe si vlerësim për gjithë vitet e jetesës, punës dhe kontributit në shtetin fqinj.

“Përkatësia në Urdhrin e Meritës së Republikës është për mua edhe një vlerësim i rëndësishëm për vitet që kam kaluar në Itali, kur si emigrant shqiptar e shndërrova drejtësinë në artin, zanatin e jetës time. E më lejoni të them se ia dola me shumë punë dhe mund, me pune të thjeshtë ne fillim e më pas, profesionalisht, më të rëndësishme, e për ta thënë me fjalët e Leopardit, me “një studim të çmendur e të dëshpëruar”.

Falenderimet nuk munguan edhe për gjithë njerëzit që kanë shërbyer si burim mbështetjeje në rrugëtimin e tij.

“Jam ndier gjithnjë me fat për atë çka kam marrë në jetë si burime mbështetjeje në rrugëtimin tim: nga prindërit e mi, babain tim i cili mbetet Cavalieri im i Pare, familja ime e krijuar në Itali, me Monikën, gruan time, gjithnjë krah meje, me Klaudian, vajzën time, që është drita jonë e së ardhmes nën çatinë e shtëpisë sonë, dhe me personat e tjerë të dashur që do kisha dashur të përmendja. Por meqë nuk mund t’i përmend të gjithë, po mjaftohem të them vetëm që i mbaj gjithmonë në zemër dhe që i falënderoj sot që më shoqëruan, dëgjuan, ndihmuan dhe mbështetur deri këtu. Atyre që ndër ta sot nuk janë këtu të pranishëm, u them “Faleminderit!”, me sinqeritetin që ma njohin mjaft mirë dhe me emocionin që ma njohin pak më pak do të thosha!”.

Një mesazh mirënjohjeje, Agaçi shprehu edhe për Edi Ramën, që siç thotë ai, “është shoku më i madh i një udhe të papërshkrueshme”.

“Kryeministri ynë nuk më ka dhënë tituj nderi – të paktën jo deri tani – por më ka dhënë nderin dhe besimin për të shërbyer, me përgjegjësitë më të mëdha, më të çmuarin ndër të mirat tona të përbashkëta: Kombin tonë, dhe për të vënë në shërbim të tij profesionin tim të drejtësisë. Do e falënderoj gjithmonë e kurrë mjaftueshëm, por besoj se në këtë pikë ju edhe u lodhët me mua, e përpara se t’ju largoj bezdinë, me këtë fjalim tim të parë në këmbë jashtë një salle, do të doja të falënderoja më së fundi të zotin e shtëpisë, për mikpritjen e tij të mrekullueshme dhe personalitetin bujar!”, tha ai.

/a.r

Next Post
“Do ta shihni!”/ Paralajmërimi i Braçes: Do rritet edhe çmimi i ujit të ambalazhuar!

Doktor Ahmet Kamberi ishte dhe doktori im!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse lufton Amerika me Rusinë?!

Reagon sërish Blushi për protestat: Mendoni se ndryshoni vendin me gijotina në Facebook! Ja pse e lashë politikën

June 8, 2026
Zvërneci/ Irani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit

Zvërneci/ Irani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit

June 8, 2026
Mbi 60 mijë vizitorë në 5 ditë, Rama: UNUM dëshmoi suksesin e Shqipërisë turistike

Mbi 60 mijë vizitorë në 5 ditë, Rama: UNUM dëshmoi suksesin e Shqipërisë turistike

June 8, 2026
Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit, vendos vijat e kuqe për Netanyahun!

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit, vendos vijat e kuqe për Netanyahun!

June 8, 2026
Autori vrasjes në Kamëz rezulton me precedent penal, i dënuar për drogë dhe vjedhje

Autori vrasjes në Kamëz rezulton me precedent penal, i dënuar për drogë dhe vjedhje

June 8, 2026
Zbardhet projekti i Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës

Zbardhet projekti i Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës

June 8, 2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

June 8, 2026
Detaje të reja nga vrasja në Kamëz/ Ardian Baloshi u qëllua me plumb në kokë, autori tentoi të hiqte qafe edhe shokun e tij

Detaje të reja nga vrasja në Kamëz/ Ardian Baloshi u qëllua me plumb në kokë, autori tentoi të hiqte qafe edhe shokun e tij

June 8, 2026
Vrasja në Kamëz/ Policia në alarm për kapjen e Sadik Llanajt, 10 mijë euro shpërblim për informacione

Vrasja në Kamëz/ Policia në alarm për kapjen e Sadik Llanajt, 10 mijë euro shpërblim për informacione

June 8, 2026
Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, seanca e radhës më 22 qershor

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, seanca e radhës më 22 qershor

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In