• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Engjëjt e Amerikës”, vepra teatrit bashkëkohor deri të dielën tek “ArTurbina”

by A R
22/11/2019 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teatri Kombëtar këtë fundjavë sjell për publikun shfaqjen teatrore “Engjëjt e Amerikës”. Vepra nga Anthony Kushner, me regji nga Arben Kumbaro interpretohet në skenë nga një kast aktorësh të njohur. Teatri Kombëtar shprehet se “Engjëjt e Amerikës” nga Anthony Kushner, fitues i çmimit prestigjioz “Pulitzer”, është një kryevepër që nuk duhet humbur. Vepra është përkthyer nga Ilir Baçi, dhe në skenë e sjellin aktorët Genti Deçka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Donald Shehu, Indrit Çobani, Ina Gjonçi, Luli Bitri, Vasjan Lame. Në shënimet e regjisorit Arben Kumbaro, thuhet se nuk ka vepër më të rëndësishme të teatrit bashkëkohor se sa “Engjëjt e Amerikës”. “Është një vepër shumëdimensionale e gjithëpërfshirëse ku flitet për dashurinë, seksin, homoseksualetin, fenë, politikën, Zotin dhe për të ndryshmit nga ne, për kuptimin e jetës.

Një apel për ndryshim kulturor, për më shumë tolerancë, mirëkuptim, dashuri dhe paqe në botë”, shkruan regjisori Arben Kumbaro. Drama “Engjëjt e Amerikës” nga e premtja deri të dielën do të jetë në skenë te “ArTurbina”, por si autor i saj Anthony Kushner ka shënuar në këtë vepër ngrihen çështje të mëdha. “Çështja e madhe që na ngrihet përpara është kjo: A na pret fundi, vallë? A do të kemi çlirim prej së shkuarës? Çështja e madhe që na ngrihet përpara është: A mund të ndryshojmë? Me kalimin e kohës?

Dhe të gjithë ne e dëshirojmë ardhjen e ndryshimit”, thuhet në shënimin e autorit Anthony Kushner, një nga emrat më të vlerësuar në botë për veprat e tij. Skenografia është realizuar nga Adrian Kapo, kostumografe Berina Kokona, kompozitor Endri Sina, koreografia nga Kozeta Bakiu dhe as. regjisore Doriana Çaushi. Kjo vepër që sjell Teatri Kombëtar te “ArTurbina” është në vijim dhe të shfaqjeve që janë pjesë e këtij sezoni artistik dhe po shfaqen për publikun. Aktorët që janë pjesë e kësaj shfaqje janë të njohur në jetën artistike të teatrit. Me rolet e tyre në shfaqje të ndryshme ata janë vlerësuar nga publiku, ku këto mbrëmje janë në skenë me “Engjëjt e Amerikës”.

Vepra në skenë

Në shfaqjen “Engjëjt e Amerikës”, ngjarjet zhvillohen kryesisht në Nju Jork në vitet ‘90, koha e Presidentit Regan. Kjo është koha kur ndodhi dhe ngjarja më e madhe e epokës sonë: rënia e murit të Berlinit. Shoqëria njerëzore u vu në kërkim të “Armikut të Ri” duke e gjetur atë tek të ndryshmit e saj, nga përkatësia racore, fetare, kulturore apo prirjet seksuale. Prandaj, autori e ka quajtur pjesën e dytë të “Engjëjve të Amerikës”, që regjisori i paraqet publikut shqiptar “Perestrojka”. Por “Engjëjt e Amerikës” ka pasur sukses dhe si film. Aktorët Al Pacino dhe Meryl Streep, morën çmimin e aktorit dhe aktores më të mirë. Filmi fitoi gjithashtu në kategoritë për regjinë më të mirë si dhe atë të teknikës më të mirë. Anthony Kushner, i lindur më 16 korrik 1956, është një nga dramaturgët dhe skenaristët amerikanë më të vlerësuar të kohës sonë. Fitues i çmimit “Pulitzer”, “Tony Award”, “Drama Desk” për veprën “Engjëjt e Amerikës” dhe i shumë çmimeve të tjera. Në vitin 2013 ai u nderua nga presidenti Barack Obama me medaljen “National Medal of Arts”. Por “Angels in America”, “Engjëjt e Amerikës” ka pasur sukses dhe si film, pasi ishte fituesi kryesor me 11 çmime Emmy. Kandidat në 21 kategori, miniseriali “Engjëjt e Amerikës” fitoi në kategorinë e filmit më të mirë.

Next Post
“Do të përballemi me një skenar të ri”… ministri italian flet për negociatat e BE me Tiranën dhe Shkupin

"Do të përballemi me një skenar të ri"... ministri italian flet për negociatat e BE me Tiranën dhe Shkupin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

October 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Buxheti i Shtetit 10 miliardë euro: ç’fitojmë?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com