• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Engel-Bashës: Treguat lidership, konsensusi e vetmja rrugë për drejtësi të pavarur

by A R
29/07/2016 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e fundit të Konventës Kombëtare të demokratëve, ku Hilari Klinton pranoi nominimin për kandidate për presidente të SHBA-ve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me senatorë dhe kongresmenë mes të cilëve dhe me nënkryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan, Z. Eliot Engel.

Kongresmeni Engel ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të zotit Basha dhe PD për reformën në drejtësi. Zoti Engel e përgëzoi zotin Basha për lidershipin e treguar për të sjellë në fund një reformë bazuar nga standardet më të mira të rekomanduara dhe nga Komisioni i Venecias dhe miratimin me konsensus të saj. Konsensusi ishte e vetmja mënyrë për të garantuar një drejtësi të pandikuar politikisht, theksoi Engel duke përgëzuar zotin Basha për qëndrimin e tij parimor. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në këtë proces i cili ishte kompleks dhe i vështirë, por në fund produkti është ai nga i cili përfiton çdo qytetar, citohet njoftimi i zyrës së shtypit të PD-së.

Pas Dekriminalizimit dhe Reformën në Drejtësi, zoti Basha ka theksuar se Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme janë sfida e ardhshme për Shqipërinë. Për këtë zoti Basha kërkoi angazhimin dhe mbështetjen e kongresmenit Engel dhe të Komitetit për Punet e Jashtme në Kongresin amerikan. Zoti Engel ndërsa theksoi se një vend nuk mund të bëj progres nëse nuk garanton votën e lirë të qytetarëve të tij ka ofruar mbështetjen dhe gatishmërinë për të kontribuar në të gjithë procesin që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Kryetari i opozites dhe Kongresmeni Engel diskutuan gjerësisht edhe mbi zhvillimet në Kosovë, Maqedoni, Mal te Zi etj dhe situatën politike në rajon e më gjërë./a.m.

Next Post

Domate të mbushura në furrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com