Kryeministri Rama në fjalën e tij në Presidencën e Komunitetit të Energjisë që mbahet në Shqipëri deklaroi se në dy vite qeverisëse është përmbysur situata dramatike që ishte në 2013 me një mal me borxhe, humbje 52% në rrjet, por edhe rrjetit të amortizuar.
“Komuniteti i energjisë është përqendruar te investimet dhe zhvillimi ekonomik, por më shumë është edhe për solidaritetin, besimin dhe paqen.
Shqipëria e mori presidencën e radhës së komunitetit të energjisë në një situatë dramtike për sektorin e energjisë.
Qeveria trashgoi një sekotor energjik prang falimenti, pa likuiditete, që përbënte një kërcënim real për financat e vendit.
OSHEE në gusht 2013 përfundoi me një miliard dollarë borxhe, 52% humbje për shkak të vjedhjeve dhe me një rrjet të amortizuar.
Sot situata në energji është e përmbysur në sektorin e energjisë.
Të ardhurat janë 130 mln dollarë në vit dhe nuk është më nevoja e injektimit nga buxheti i shtetit.
Mjafton të kujtojmë që mbi 300 mijë konsumatorë nënshkrtuan kontratat për t’u futur në sistem pas shumë vitesh e përfitonin energjinë duke e vjedhur ose duke refuzuar të paguanin borxhe.
U përballëm me nje mal borxhet të fshehura dhe të padeklaruara”tha ai.
Rama u ndal edhe te arbitrazhi me CEZ duke e cilësuar si një sukses mbylljen e cështjes.
“Qeveria e kaluar imponoi një administrator privat për kompaninë.
Zgjidhja e marrëveshjes me CEZ ka qenë gjëja më e mirë.
Arbitrazhi me CEZ do të ishte ‘vaterloja’ e financave shqiptare.
Tani kompania po përballet me modernizimin.
Në shtator 2015 nga 52% që ishin humbjet dy vite më parë e ulëm në 25%, historike për Shqipërinë”tha ai ndër të tjera.