• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Energjia për furrat e bukës, me tre fasha, Balluku: Sjell barazi në treg, ja kur aplikohet

by Java News
19/03/2024 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një lidhje të drejpërdrejtë për ‘Money Report’ në ABC News, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku sqaroi vendimin për faturimin e energjisë për furrat e bukës të ndara në tre kategori në bazë të shërbimeve që ofrojnë.

“Kemi marrë një vendim të studiuar për të trajtuar furrat e bukës. Bëhet fjalë për një situatë që është e mbartur prej 15 vitesh. Që para 15 vitesh burrat e bukës janë përcaktuar që të trajtohen me një cmim preferencial prej 7.6 lekë për kilovat orë. Por ndërkohë me gjithë zhvillimin ekonomik që ka ardhur, me dinamizmin e tregut, sot shumica prej tyre janë kthyer në njësi të intergruara.

Bëhet fjalë për 2600 subjekte që disa prej tyre vijojnë furra buke, disa janë kthyer furra buke dhe pasticeri dhe disa në furra buke, pasticeri dhe bar kafe. Për të mos penalizuar të gjithë grupit, pasi buka është produkt bazik kemi vendosur të mos prekin cmimin për furrat e bukës, Pra, të gjitha ato biznese që prodhojnë vetëm bukë nuk do të kenë ndryshim në cmim, do të faturohen 7.6 lekë për çdo kilovator të shpenzuar. Ato që operojnë si pastiçeri do të paguajnë 9.5 lekë dhe ndërkohë për furrat e bukës që janë edhe pasticeri edhe kafe bar do të trajtohen me 12 lekë kilovatorë.

E gjithë kjo vjen pas një analize shumë të thellë. Furrat e bukës konsumojnë 66 milionë kilovat orë në vit, ose e përkthyer në faturim, rreth 500 milionë lekë. Nga ana tjetër, nuk e kemi bërë vetëm këtë proces. Falenderoj shoqatën e prodhimit të brumit dhe bukës ata kanë qenë me ne gjatë gjithë procesit. Është një vendim i marrë me consensus dhe do nisimin nga implementimi.” tha Balluku ndërsa shtoi se është vetë kjo shoqatë e cila kërkoi ndërhyrje për të rregulluar procesin.

“Është vetë shoqata e furrave të bukës dhe brumrave që na janë drejtuar për të rregulluar procesin. Ky proces duke nisur nga 15 vite më parë ka qenë i rregulluar me disa artifica që kanë rezultuar, jo të suksesshme. Një furrë që të ishte edhe pasticeri, duhet të kishte 2 matës, gjë që në burim nuk ndahej sic duhej. U dha zgjidhje momentale për ndarje të NIPT-eve por edhe kjo nuk solli sukses. Dhe të gjitha këto artifica momentale kanë krijuar edhe një sërë abuzimesh për të cilat ne jemi vëmë në dijeni dhe morëm këtë masë. Nga ana tjetër këtu kemi edhe krijimin e një barazie në treg. Ne vitin 2024 e kemi nisur me një vrull të ri, dhe kemi tre komponentë shumë të rëndësishëm, që është ngritja e kapaciteteve nejerëzore, shëndoshja financiare e kompanisë duke mos lënë debite të këqia dhe ulja e humbjeve teknike. Duam të kapim një target të ri, në shifrën 17.96. Të gjitha këto na kanë nxjerrë në një rezultat me zgjidhje afatgjatë dhe jo momentale” vijoi më tej Balluku./m.j

Next Post
“Misioni ynë, qeveria teknike”/ Noka si Berisha: Ne nuk njohim kthim pas! Rama ka vetëm një rrugë…!

“Misioni ynë, qeveria teknike”/ Noka si Berisha: Ne nuk njohim kthim pas! Rama ka vetëm një rrugë…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
“Personat vulnerabël duhet të jenë prioritet”/ Në Kosovë, kërkohet me ngulm rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

November 12, 2026
Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

November 12, 2026
LIVE! Shqipëri-Finlandë 2-0: finlandezët me 10 lojtarë, karton i kuq për Tenho

LIVE! Shqipëri-Finlandë 2-0: finlandezët me 10 lojtarë, karton i kuq për Tenho

November 12, 2026
“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Ke punë të vështirë!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In