• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Energjia për furrat e bukës, me tre fasha”, Admistratori i OSHEE: Rritet çmimi për subjektet me pastiçeri dhe bar-kafe

by Java News
05/04/2024 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi ka deklaruar në “Sheshi i Dollarit” se energjia për furrat e bukës do të jetë me tre fasha. Ai tha se çmimi për subjektet me pastiçeri dhe bar-kafe do të rritet, ndërsa për furrat e thjeshta të bukës do të mbetet po njësoj siç ka qene gjithmonë që para 10 vitesh.

Sipas administratorit, Shoqata e Furrave të Bukës janë mbledhur dhe kanë rënë të gjithë dakord, sepse në këtë rast ka ndikuar dhe rritja e konkurencës.

 “Çmimi i furrave të bukës në fakt nuk ka ndryshuar. Furrat e bukës kanë pasur një çmim të reduktuar, në qoftë se abonent privat e ka çmimin 14 lekë, furrat e bukës që para 10 vitesh kanë pasur një çmim 7.6 lekë dhe ky ka qene dhe qëllimi i qeverisë si të thuash të subvencionohej prodhimi i bukës, në mënyrë që qytetarët të kishin mundësi të merrnin shërbimin me çmim të ulët. Megjithatë, situata sot nuk është më e njëjtë si para 10 vitesh, pasi furrat e bukës sot kanë dhe shërbime pastiçerie deri në bar kafe, ato që janë pak më të sofistikuara dhe kjo çonte në një cënim të konkurencës.

Në mënyrë që kjo situatë të zgjidhej herë pas here janë pas marrë disa masa, të cilat kanë krijuar një lloj shqetësimi te furrat e tjera të bukës. Edhe normalisht gjatë viteve ka pasur dhe abuzime. Ne jemi ulur me shoqatat e furrave të bukës dhe kemi gjetur një dakordësi të plotë, ku kemi vendosur të ketë tre fasha çmimesh, sipas aktivitetit që kanë këto furra buke. Ne kemi vendosur që furrat që janë vetëm furra buke do të mbajnë të njëjtin çmim që kanë pasur 7.6 lekë, ato që kanë dhe pastiçeri 9.5 lekë, ndërsa ato që kanë dhe bar kafe dhe pastiçeri i vendoset çmimi 12 lekë. Shoqatat janë dakord me këtë.

Ne mendojmë që pjesa më e vështirë dhe që do na nxjerri faqebardhë është implementimi i këtij procesi dhe jo thjesht vendosja e fashave. Ne kemi vazhduar dhe jemi ulur me shoqatat se si do të bëhet implementimi. Ne kemi evidentuar se cilët janë ato furra buke që janë jashtë Tirane dhe janë vetëm furra buke dhe jo pastiçeri dhe do të kenë të njëjtin çmim. Verifikimi do të bëhet në terren, nuk do i bëhemi barrë, thjesht do të shohim subjektin”, u shpreh ai./m.j

Next Post
VIDEO/ New Jorku përballet me tërmetin më të fortë në 40 vite, momenti kur tronditet godina e OKB-së

VIDEO/ New Jorku përballet me tërmetin më të fortë në 40 vite, momenti kur tronditet godina e OKB-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

October 29, 2026
Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

October 29, 2026
Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

October 29, 2026
I vendosi tritol një personi në Fushë-Krujë, prangoset në Lushnje 32-vjeçari

Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

October 29, 2026
Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

October 29, 2026
OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

October 29, 2026
Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit poshtë vagonëve

October 29, 2026
Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

October 29, 2026
DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

October 29, 2026
U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In