• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

ENERGJIA/ Operacioni i KESH që i kushton shtrenjtë OSSHE, 200 mijë euro për 2 ditë

by Java News
29/11/2017 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ndonëse ka një krize të rënduar të prodhimit të energjisë, KESH-i ka mbyllur një ankand për të shitur energji dy ditët e fundit të nëntorit. Sipas Koorporatës është mbyllur një kontratë për 15 mijë e 300 megavat orë energji për periudhën pik të ditës, nga ora 6.00 e mengjesit deri në 11.00 të mbrëmjes, me një çmim mesatar prej 73 euro për megavat/orë. Për momentin shitja është bërë në letër, sepse rezerva energjitike sot që flasim, nuk e mundëson.

Atëherë ku do të gjendet kjo energji?

Vetë KESH-i pranon se shitja është bërë jashtë planifikimeve të nëntorit. Por KESH-i, duke u bazuar të parashikimet e Meteoalbit, pret reshje të mëdha shiu në fundjavë, e për rrjedhojë prurje të larta gjatë ditëve të ardhshme në kaskadën e lumit Drin.

Sipas KESH-it, në kushtet kur marrëveshja me OSHEE për këtë muaj është mbyllur që në fund të tetorit, Korporata nuk mund t’i shesë dot energji shtesë Operatorit të Shpërndarjes. Ndaj për të mos rrezikuar që uji të shkojë dëm u vendos që turbinat të punojnë me regjim të plotë dhe energjia shtesë qe do të prodhohet, t’u shitet kompanive private në tregun e lirë.

Por Top Channel ka mësuar se disa prej këtyre kompanive private që kanë blerë energjinë e KESH-it, janë po të njëjtat që po ia shesin energjinë OSHEE-së, por me një çmim dukshëm më të lartë. Sipas njoftimit zyrtar të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, për të njëjtën periudhë piku të njëjtët tregtare ia kanë shitur energjinë OSHEE me një çmim mesatar mbi 85 euro për megav/ orë, ose 12 euro për megavat/orë më shtrenjtë.

Vetëm nga ky operacion, privatët fitojnë menjëherë 200 mije euro! Megjithatë KESH-i pretendon se në kushtet aktuale ky është një operacion i detyruar, dhe se OSHE nuk po tërheq dot sasinë e programuar dhe jo me shtesat e energjisë. Vetë OSHEE thotë se nuk ka marrë njoftim nga KESH-i për tepricat e energjisë edhe pse KESH-i e ka detyrim ligjor.

OSSHE thotë se në këto nivele të ulëta që është Fierza, edhe specialistët e energjetikës nuk këshillojnë eksport të energjisë. Përveç kësaj OSHEE hedh poshtë argumentin e KESH-it se kontrata e mbyllur e nëntorit nuk lejon shit-blerje energjie. Sipas OSHEE-së kontratat për blerje energjie mes dy operatorëve publikë, mund të rishikohen në çdo moment.

Një situatë e ngjashme, ku tregtarët privatë blejnë energji me çmim të lirë nga KESHdhe ia shesin atë më shtrenjë OSHEE-së ka ndodhur edhe dy vite më parë. Në atë kohë u vlerësua se përfitimi i tregtarëve arriti deri në 7 milionë euro. Dhe vetëm pasi lajmi u bë publik, për të shmangur këtë Enti Rregullator i Energjisë detyroi KESH-in që energjinë e tepër t’ia ofrojë fillimisht OSSHE. Gjë që kësaj here, nuk ka ndodhur.

Top Channel

ma.me

Next Post
Takimi i opozitës në Dibër, nga makina luksoze e Spahiut te fugonët nga Tirana

Kreshnik Spahiu i 'sygjeron' Ismail Qemalit pas vdekjes: Flamurin s'duhej ta ngrije në Vlorë, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com