• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

by A R
18/03/2026 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komuniteti i Energjisë hapi konsultimin publik për listën e ardhshme të Projekteve me Interes të Komunitetit të Energjisë (PECI) për vitin 2026, duke vënë në “sitë” tetë projekte kyçe të infrastrukturës elektrike që synojnë të adresojnë pengesat ndërkufitare dhe të përgatisin rrjetet për rritjen e energjisë së rinovueshme në rajon. Shqipëria rezulton në të paktën tre prej këtyre projekteve me ndikim direkt.

Projekti më i madh është ai i zgjerimit të hidrocentralit me pompim në Moglicë, pjesë e projektit të Devollit i kompanisë Statkraft.

Me një kapacitet të instaluar të planifikuar deri në 1,620 MW dhe një kapacitet ruajtjeje prej rreth 30 GWh, ky investim synon të krijojë një nga asetet më të mëdha të fleksibilitetit energjetik në Ballkanin Perëndimor. Centrali do të funksionojë si një “bateri” gjigante, duke ruajtur energjinë në periudhat me tepricë dhe duke e rikthyer në rrjet në momentet e kërkesës së lartë.

Paralelisht, një tjetër projekt strategjik për Shqipërinë është rikonfigurimi i rrjetit 400 kV dhe ndërtimi i një interkoneksioni të ri me Kosovën. Ky projekt përfshin zgjerimin e nënstacioneve dhe ndërtimin e një linje të re mes Fierzes dhe zonës së Prizrenit, duke lehtësuar mbingarkesën ekzistuese në rrjetin 220 kV. Ai konsiderohet thelbësor për të mundësuar integrimin e mbi 1 GË kapacitetesh të planifikuara të energjisë së erës në verilindje të Shqipërisë, si dhe për të rritur shkëmbimet tregtare të energjisë në rajon.

Një projekt tjetër me ndikim direkt për Shqipërinë është rehabilitimi i linjës ekzistuese 220 kV që lidh Trebinjën, Peruçicën, Podgoricën dhe Vaun e Dejës. Përmes zëvendësimit të pajisjeve të amortizuara dhe rritjes së kapacitetit transmetues, projekti synon të reduktojë humbjet dhe të zbusë ngarkesat në rrjet, duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë e furnizimit dhe integrimin e energjisë së rinovueshme në trekëndëshin Bosnjë-Mali i Zi-Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, projekti i korridorit lindje-perëndim mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut pritet të ketë efekte indirekte për Shqipërinë, duke forcuar lidhjet rajonale dhe duke rritur fleksibilitetin e sistemit energjetik ku vendi është tashmë një eksportues dhe tranzitues i rëndësishëm.

Procesi, i konsultimeve mbi projektet do të jetë i hapur nga 16 marsi deri më 17 prill, dhe është pjesë e kuadrit të rregullores së rishikuar TEN-E të Bashkimit Evropian dhe paraprin miratimin përfundimtar të listës në dhjetor 2026. Nga 27 propozime fillestare, projektet e përzgjedhura fokusohen kryesisht në zgjerimin e kapaciteteve të transmetimit dhe rritjen e fleksibilitetit të sistemeve energjetike në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Për Shqipërinë, lista e projekteve përfaqëson një zhvendosje të saj nga sistemi tradicional hidro në një shkallë më të avancuar që kombinon prodhimin, ruajtjen dhe transmetimin ndërkufitar. Projektet PECI janë projekte nga të cilat përfitojnë disa shtete njëherësh dhe për rrjedhojë financimi i tyre përfshin një sërë palësh duke nisur nga fondet buxhetore, tek kompanitë private, institucionet ndërkombëtare financiare me kredi favorizuese dhe grante ose fonde të Bashkimit Europian.

Next Post
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In