• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Energjia/ Janari nis vrullshëm, tre licenca të reja në tregtim, një në furnizim

by S T
29/01/2025 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) dha tre licenca në tregtimin e energjisë dhe një tjetër në furnizim gjatë këtij janari.

Përditësimet e bëra nga vetë ky institucion në regjistrin e licencave reflekton se dinamikat në sektorin e energjisë mbeten të shpejta, teksa kjo vjen në kushtet kur tashmë nga janari disa mijëra biznese të lidhur në tension 10 kv janë në tregun e lirë.

Konkretisht kompanitë “DESLA” sh.p.k, “Sunny Side Energy” sh.p.k dhe morën licenca tregtimi, kurse “MET Albania” sh.a një tregtimi dhe një furnizimi. Në total, në tregun e energjisë janë aktive sot 123 licenca tregtimi ku bëjnë pjesë subjekte të ndryshme, të cilat janë edhe prodhues ose vetëm tregtues, teksa në furnizim janë 37 licenca.

Plotësimi i të gjithë hallkave të sektorit të energjisë përfshirë këtu me bursën vjen si pjesë e reformës së gjithë sektorit që tashmë ka avancuar në disa faza edhe sa i takon liberalizimit të tregut.

Teksa në fazën e parë dolën në treg të lirë subjektet e lidhur në 35 kilovolt të cilët ishin disa dhjetëra faza e dytë që përfshiu subjektet në tension 20 kilovolt dhe ajo më e fundit që nisi nga 1 janari me bizneset në 10 kilovolt përfshijnë disa mijëra biznese.

Prej 1 janarit 2025 të paktën 2600 subjekte janë shkëputur nga furnizuesi i mundësisë së fundit për të siguruar të vetëm energjinë ku pjesa më e madhe e tyre furnizohen nga Furnizuesi ik Tregut të Lirë me një çmim fiks prej 18.34 lekë.

Përveç FTL subjektet kanë mundësinë që të lidhin kontratë me këdo furnizues që u ofron çmim më të leverdishëm diçka që Enti Rregullator i Energjisë e vuri në dukje në fillim të këtij viti.

Në funksion të kësaj Enti ka krijuar edhe një platformë të krahasimit të çmimeve për të gjetur ofertën më të leverdishme për subjektet në tregun e lirë./N.Maho

Next Post
Në kërkim ndërkombëtar për ngacmim seksual të një të mituri/ Arrestohet shqiptari në Maltë, e “tradhtoi”…

Në kërkim ndërkombëtar për ngacmim seksual të një të mituri/ Arrestohet shqiptari në Maltë, e "tradhtoi"...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In