• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ENERGJIA ELEKTRIKE/ Nis falja e kamatave, OSHEE: Ja lista me 126 mijë përfitues

by Java News
23/12/2016 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

OSHEE-ja publikoi në faqen e saj zyrtare listën e plotë me 126.000 përfitues të faljes të kamatëvonesës, pasi kanë shlyer borxhin e energjisë me këste, sipas aktmarrëveshjes të lidhur me OSHEE-në. Lista është publike në uebin “www.oshee.al”. Lista zyrtare e publikuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë përmban kodin e klientit përfitues, zonën ku banon (pa emër mbiemër) për 9 qytete.

Aty ka një opsion për të kërkuar nëse je apo jo përfitues, duke shkruar numrin e kontratës. Gazeta boton tabelën me numrin e përfituesve të shpërndarë në 9 qytete dhe dokumentacioni që i nevojitet përfituesit. Sipas OSHEE-së, nga falja e kamatëvonesave të dritave përfitojnë 66.539 pensionistë, invalidë dhe ndihmë ekonomike që kanë aktmarrëveshje, me të cilat paguajnë sot shlyerjen e borxhit me këste 1000 ose 1200 lekë/muaj. Kategoria tjetër përfituese janë 59.461 konsumatorë familjarë, që kanë paguar rregullisht këstet prej 2.500 dhe 2.800 lekësh/muaj. Lista e përfituesve është vënë në dispozicion nga OSHEE-ja për çdo qendër ndaj kujdesit të klientit.

Çdo pensionist, invalid apo familje me ndihmë ekonomike, që identifikojnë numrin e kontratës së energjisë në listat e publikuara nga OSHEE-ja, do të duhet të paraqitet në sportelet e OSHEE-së me librezën përkatëse. Ai do të paguajë shumën simbolike prej 20 lekësh dhe stafi i OSHEE-së do të amendojë aktmarrëveshjen, duke i bërë zerimin e plotë të vlerës së kamatës. Abonenti do të vazhdojë të shlyejë detyrimin që mbetet pas zerimit të kamatës. Procedura e faljes së kamatave është shumë e thjeshtë, ndërsa dokumentacioni për të gjitha kategoritë është i njëjtë.

Dokumentet për pensionistët, invalidët e familjet në nevojë

4548754

Dokumentacioni që duhet të ketë çdo pensionist, persona me status të veçantë invaliditeti, familjet e ndihmës ekonomike është karta e identitetit, nëse është personalisht në sportel, ose autorizim me shkrim nga mbajtësi i kontratës, si dhe kartën e identitetit të klientit dhe të personit që do të paraqitet për pagesë.

Efekti financiar i faljes së kamatëvonesave llogaritet 155 milionë dollarë, ndërsa në total gjatë këtyre dy viteve që OSHEE-ja ka nisur aplikimin e skemave lehtësuese efekti financiar nga zerimi i kamatave llogaritet në vlerën e 200 milionë dollarëve. Skemat lehtësuese do të vijojnë të jenë hapura deri në qershor të 2017-s. Në fund të 6 muajve, ata do të përfitojnë faljen e kamatave kundrejt vlerës simbolike prej 20 lekësh.

ma.me

Next Post
Lu e quajti të korruptuar, Kokëdhima: Shpifje të pabaza, flas për rolin e diplomatëve

Asambleja e PS shkarkon Nga posti i Sekretarit për Reformën Strukturore Koço Kokëdhimën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In