• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Energjia elektrike, Ahmetaj: Familjet që harxhojnë nën 700 KW nuk u ndryshon çmimi

by A R
20/04/2022 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, pas mbledhjes së qeverisë, është pyetur në lidhje me deklaratën e qeverisë për të rritur çmimin e energjisë për konsumatorin familjar që e kalojnë fashën prej 700 kilovatësh në muaj.

Ahmetaj tha se pjesa më e madhe e familjeve harxhojnë nën 700 kilovat dhe nuk u ndryshon çmimi i energjisë. Ndërkohë për familjet që harxhojnë më shumë tha se kanë kapacitete të instaluara energjetike dhe për këtë arsye do të trajtohen me progresivitet.

Pyetje: Pak ditë më parë qeveria ka deklaruar që do të ketë një rritje të energjisë për konsumatorin familjar që e kalon fashën prej 700 kilovatësh në muaj, ndërkohë që e njëjta gjë vlen edhe për biznesin e madh që do dalë vetë në tregun e energjisë dhe do ta blejë me çmimin e tregut. A ju duket e arsyeshme që të barazohet konsumatori familjar me konsumatorin biznes? A është luks të ngrohesh në dimër dhe të sigurosh ftohje në verë për shqiptarët që do të paguajnë më shumë për energjinë?

Arben Ahmetaj: Pyetja juaj më jep mundësinë që të shpjegoj për qytetarët që përsa i përket biznesit të vogël dhe familjarëve nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike. Tani, në raport me mundësitë dhe në raport me progresivitetin ka një pjesë të vogël të familjeve që është gati 5% e familjeve që harxhojnë gati 25% të konsumit të energjisë që kalojnë mbi 700 kilovat. Në konceptin e progresivitetit që kush fiton më pak do paguajë më pak, kush fiton më shumë do paguajnë më shumë, ato familje që harxhojnë 700 kilovat e sipër, në raport me një familje që nuk i ka ato mundësi dhe harxhon më pak se 700 do të trajtohen më ndryshe. Familjet që harxhojnë nën 700 dhe që janë shumica dërrmuese e familjeve shqiptare, nuk i ndryshon çmimi. Ato familje që kanë shumë e shumë të ardhura, pse? Sepse kanë kapacitet të instaluar energjetik shumë e shumë se familjet e tjera dhe për këtë arsye harxhojnë më shumë se 700. Pra nuk është se po harxhon lavatriçja, televizori, apo dy njësi të tjera elektrike. Po flasim për 700 e sipër që kapaciteti është shumë e shumë sesa kapaciteti i nevojshëm dhe normal. Sigurisht që këto familje që mendohet se kanë të ardhura më shumë se familjet normale dhe ato në nevojë, do të trajtohen me progresivitet në atë aspekt. Sa i përket bizneseve, nëse ne ato rreth 7500 sipërmarrje të tensionit të ulët do t’i kishim lënë në mëshirë të tregut do paguanin 34 lekë. Sot paguajnë 18 lekë. Pse? Sepse MIE, kjo qeveri dhe institucionet dhe ndërmarrjet menaxhuese të energjisë elektrike bëjnë atë që quhet miksim i çmimit për të mos i lënë në mëshirë të fatit. Dhe nuk i kemi lënë në mëshirë të fatit dhe si konkluzion dua ta ndaj me ju: jo qytetarëve të këtij vendi, ata që kanë harxhim normal energjie, dhe që kanë të ardhura mesatare apo dhe të ardhura të ulëta dhe që shkojnë tek tavani 700, nuk do i rritet asnjë cent çmimi i energjisë elektrike. Qeveria do vazhdojë të subvencionojë ata dhe biznesin e vogël. Edhe për ato 7500 biznese të tensionit të mesëm edhe ato do vazhdojmë t’i subvencionojmë në një nivel tjetër.

/a.r

Next Post
VIP-at që pritet të futen në BBV 2, nga ish-i i Bora Zemanit te konkurenti i Për’puthen!

VIP-at që pritet të futen në BBV 2, nga ish-i i Bora Zemanit te konkurenti i Për’puthen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

September 29, 2026
Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

September 29, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

September 29, 2026
Galopi i investimeve të huaja direkte

Galopi i investimeve të huaja direkte

September 29, 2026
Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

September 29, 2026
Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

September 29, 2026
Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

September 29, 2026
“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

September 29, 2026
Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com