Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin vendet ballkanike për të diversifikuar burimet e tyre të energjisë.
Ambasadorja Yuri Kim thotë se përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi riafirmuan edhe një herë mbështetjen e fortë për diversifikimin e burimeve dhe rrugëve të furnizimit me energji.
Në një reagim në rrjetet sociale, ajo thotë se “zhvillimet në Shqipëri, veçanërisht në Skavicë dhe Vlorë, janë çelësi i synimit të përbashkët strategjik për integrimin rajonal, prosperitetin dhe lirinë”./m.j