Eneda Tarifa ka kënduar mbrëmë “live” në London Eurovision Party, në kuadrin e turit promovues të këngës që do të këndojë në festivalin evropian.
Fituesja e festivalit shqiptar e ka mahnitur publikun me këngën “Fairytale”, versioni anglisht i “Përrallë”.
Tarifa pyeti nëse kishte shqiptarë midis shikuesve dhe i ftoi njerëzit të vallëzonin.
Por, jo gjithçka përfundoi mirë. Në fund të këngës ajo harroi një pjesë të refrenit.
Nuk dihet nëse ishte problem me vokalin apo diçka tjetër. Shikoni videon ne minutën 3:08.