• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eneda Tarifa, e shoqëruar me grup mbarëkombëtar në Eurovizion

by Java News
06/04/2016 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kënga e Shqipërisë në Eurovision do ketë zërin e përfaqësimit të gjithë shqiptarëve edhe në Kosovë e trojet tjera etnike, edhe në diasporë – në Evropë, SHBA dhe kudo në botë. Këtë e tha sot këngëtarja Eneda Tarifa në një konferencë shtypi në Prishtinë, duke theksuar pritshmëritë për mbështetjen e gjithë kombit.

“Të shpresojmë që ai tre minutëshi i artë që ka Shqipëria në Eurovision të jetë në favor dhe me shkëlqimin e suksesit”, u shpreh ajo.

“Kësaj here do të na duhet shumë më tepër ndihma e bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen dhe do e kemi besoj. Do të mundohem të japë maksimumin tim që përfaqësimi të jetë dinjitoz”, u shpreh Tarifa.

Para Festivalit Eurosong që do të mbahet në Stokholm në Suedi, përfaqësuesja e Shqipërisë Eneda Tarifa, si dhe drejtori i përgjishëm i RTSH, Martin Leka, e drejtori i përgjithshëm i RTK, Mentor Shala, kanë folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin kosovar.

“Ne do të bëjmë më të mirën e mundëshme për të gjithë shqiptarët, të votojnë këngën tonë”, theksoi Lekaj. Ndërsa, Shala paralajmëroi se, “këtë vit do të vendoset se a do mund Kosova të jetë pjesëmarrëse vitin e ardhshëm në Eurovizion”.

U bë e ditur se, këngëtarja Eneda Tarifa që paraqitet në festivalin më të madh të këngës në Evropë, Eurovision, do jetë së bashku në skenë me tre këngëtarë vokalistë, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Eneda Tarifa me këngën “Përrallë” është fituesja e Festivalit të 54-t të Radio-Televizionit Shqiptar, ndërsa në Eurovision do të performojë në natën e dytë të këtij festivali në 12 maj.

ATSH

Next Post

Nxënësit gjermanë, peticion për të mos lejuar dëbimin e shokut shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In