Me 120 vota pro Kuvendi miratoi dje ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, komision i cili do të drejtohet nga opozita.
Por çfarë synon PD, me ngritjen e këtij komisioni? Deputeti i PD, Ervin Salianji deklaroi në emisionin “Zona Zero” në Top News, se të dhënat paraprake i nxjerrin zgjedhjet e 25 prillit të pavlefshme.
Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia e përsëritjes së zgjedhjeve, edhe pse këto të fundit janë certifikuar nga KQZ dhe ndërkombëtarët.
“Asgjë nuk përjashtohet. Të dhënat paraprakë janë të tilla që zgjedhjet i nxjerrin të pavlefshme. Jo vetëm, ne por raporti i OSBE ka dokumentuar gjithçka për masakrën zgjedhore të 25 prillit”, tha Salianji.
Nga ana tjetër, maxhoranca rrëzoi dje komisionin për Bechetti-n me pretendimin se bie ndesh me konfidencialitetin.
Salianji tha se qytetarët shqiptarë do të paguajnë 120 milionë euro për tekat e Ramës.
“Qytetarët shqiptarë kanë humbur 120 milionë euro vetëm për tekat e kryeministrit. Komisioni Hetimor nuk bën hetime, Komisioni Hetimor ndihmon në hetime. Produktin e Komisionit duhet ta avancojë sistemi i drejtësisë
Nga patronazhistët, tek përdorimin i fondeve të tërmetit, do t’i nxjerrim të gjitha shkeljet, me emra konkretë dhe institucione konkrete”, tha Salianji./m.j












Salianji eshte mashtrues i lindur dhe do besojne demojratet?