• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ëndrra kanadeze” dhe braktisja e tokës amerikane

by Java News
29/01/2018 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikur emigronin me të gjitha mënyrat drejt Shteteve të Bashkuara nga territori i Kanadasë, por po ndodh e kundërta. Vetëm gjatë vitit 2017 ishin rreth 50 mijë emigrantë të paligjshëm nga vendet afrikane apo të Amerikës Latine që u dorëzuan në mënyrë vullnetare policëve kufitarë kanadezë, me qëllim që duke u arrestuar dhe marrë në paraburgim mund të kërkojnë azil në Kanada.

Me ardhjen në pushtet të Presidentit Trump, emigrantët po e braktisin tokën amerikane. Shtetet e Bashkuara, duke filluar këtë verë, do të fillojnë heqjen e statusit të përkohshëm të mbrojtjes, të cilin aktualisht e gëzojnë më shumë se 300,000 shtetas të huaj që jetojnë në tokën e SHBA.

Plani i Trump për të reformuar sistemin e emigracionit përfshin kërkesën për 25 miliardë dollarë për forcimin e sigurisë së kufirit, përfundimin e lotarisë amerikane dhe kufizime më të rrepta për rastet e bashkimit familjar. Trump ka fajësuar ligjet e dobëta të migracionit për lejimin e terroristëve në vend.

“Po largohem nga Amerika sepse më kanë thënë që do të deportohen në Burundi. Ne ikëm nga Burundi kur njerëzit donin të na vrisnin. Unë shpresoj se në Kanada do të mbrohem dhe pastaj do të jetoj në liri”, shprehet një emigrant.

“Jam nga Burundi. Gjatë trazirave në vendin tim arrita te largohem në Amerikë. Kanë kaluar 11 muaj dhe nuk kam pasur asnjë ndihmë fare. Është e vështirë për të ngrënë dhe për të gjetur një vend për të fjetur. Unë i kam paraqitur letrat tek autoritetet e emigracionit amerikan dhe nuk m’u dha shpresë. Kuptova se do të vdisja në rrugë nëse nuk gjeja ndonjë mënyrë tjetër dhe kalova kufirin kanadez”, thotë një tjetër.

Në vitin e fundit të administratës së Obamës në detyrë, vetëm rreth dy mijë e gjysmë persona u arrestuan për kalim ilegal në kufirin kanadez, por në vitin 2017 gati 50,000 u larguan nga SHBA për të aplikuar për azil në Kanada.

Refuzimet ndaj atyre që kërkojnë azil me ardhjen e Trump në pushtet janë rritur.

a.ç

Next Post
Sekuestrohet heroinë dhe 940 fara kanabis, pranga poseduesit në Gjirokastër

Sekuestrohet heroinë dhe 940 fara kanabis, pranga poseduesit në Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In