• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Ëndrra ime”, financim për 31 projekte në inovacion, turizëm dhe bujqësi  

by A R
13/04/2016 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë 31 ide të shndërruara në projekte innovative që kanë fituar të drejtën të përfitojnë financim nga qeveria shqiptare në kuadër të projektit “Ëndrra ime 2016”. Projektet ka përfshirë fushat e Inovacionit, Turizmit dhe Bujqësisë.

Nga platforma ëeb për publikimin dhe shitjen e librave dixhital në gjuhën shqipe, tek një kanal You Tube me Video-Harta të xhiruara me dron nga lart të qyteteve dhe zonave turistike, nga aplikacioni për të informuar qytetarët mbi oraret dhe itineraret e transportit publik në kryeqytet, te projekti për vendosjen e një sistemi ujitjeje me pika apo një tjetër sistemi antibreshër në një pemëtore.

Këto janë disa nga 31 projektet që u prezantuan gjatë ceremonisë së zhvilluar në përfundim të edicionit të tretë të projektit “Ëndrra ime”, i cili këtë vit është mbështetur financiarisht nga programi IADSA. Në ceremoni merrnin pjesë Zv.Kryeministri Niko Peleshi, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, zv.ministrat e Financave dhe Ekonomisë, si dhe ambasadori Italian në Tiranë, Alberto Cutillo.

Duke çelur takimin, Zv.kryeministri Niko Peleshi ka falenderuar pjesëmarrësit për përfshirjen e tyre në në këtë projekt. “Projekti ëndrra ime është një dritare e vogël, thjesht edhe vetëm për të dhënë shenjën se ka dritare mundësish gjithandej, sapo ju të keni me vete ëndrrën e kthyer në project. Inkurajoj të rinjtë e tjerë, ata që kanë hezituar të aplikojnë, që mund të kenë ëndrra dhe ide, ti kthejnë ato në propozime, në kuadrin e thirjeve të tjera të cilat do të vijojnë projektin e filluar nga Kryeministri “Endra Ime””, ka thënë Peleshi.

Nga ana e saj ministrja Harito është shprehur e kënaqur me nivelin e lartë cilësor të aplikimeve të paraqitur, megjithëse kjo sipas saj e ka bërë edhe më të vështirë përzgjedhjen e fituesve. “Jemi shumë të kënaqur që ka pasur shumë aplikime, jemi shumë të kënaqur që këto aplikime kanë qenë mjaft të mira dhe që në fund kemi 16 fitues shumë cilësorë”, është shprehur Harito. Sipas saj Qeveria ka rolin e saj të rëndësishëm në ngritjen dhe përforcimin e mekanizmave që ndihmojnë gjithë secilin të ecë në drejtim të inovacionit.

Aplikimet për projektin “Ëndrra ime” kanë nisur në muajin dhjetor 2015 dhe janë mbyllur në shkurt 2016. Janë regjistruar gjithsej 176 aplikime, me projekte inovative. Në përfundim të projektit janë përzgjedhur 31 projekte fituese, 16 prej të cilave në fushën e inovacionit, 10 në fushën e bujqësisë dhe 6 në fushën e turizmit.

Next Post

Shkarkoni udhëzuesin falas: Si të fitoni para në bursën kombëtare nga shtëpia?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In