• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ëndrra e prerë në mes, rrëfimi i fundit i Fabrizio Frizzit

by A R
26/03/2018 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moderatori i famshëm italian, Fabrizio Frizzi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pas një hemorragjie cerebrale.

“Corriere della Sera” ka publikuar intervistën e tij të fundit, që u realizua para dy muajsh me rastin e 60-vjetorit të tij.

Si ishte për ju ky 60-vjetor?

“Deri në 23 tetorin e vitit të kaluar, ditën kur u godita nga ishemia cerebrale, e mendoja 60-vjetorin tim, si një moshë ideale, kur unë do isha i pjekur dhe në gjendje për të marrë vendime të duhura, ndërkohë që do ndihesha ende i freskët dhe i ri.

Pas datës 23, ky vizion ndryshoi ndjeshëm. Në këtë moshë është momenti për të bërë vlerësimet se cilat janë gjërat që vlejnë vërtetë në jetë. Por mund të them që jeta është një udhëtim që unë dua të vijoj ta bëj, madje shpresoj shumë të rimarr forcat dhe t’ia dal edhe pse i kam këmbët pak të lodhura.”

Mund të flasim për atë ditë kur morët ndihmë gjatë transmetimit live

“Nga siguria ime e zakonshme, u rrëzova në një humnerë, por për fat të mirë isha në një studio televizive! Autorët, gjithmonë janë shumë të kujdesshëm për të monitoruar në çdo detaj, vunë re më përpara se çfarë po ndodhte me mua. Nëse do të kishte ndodhur me mua në një vend tjetër, nuk e di se si do të kisha përfunduar. Tani unë nuk jam shëruar tërësisht, por duke rifilluar punën time, një jetë normale më jep  adrenalinë, e cila është një terapi e shtuar me atë mjekësore.”

A mund të themi se sëmundja është shkaktuar nga stresi i madh që vjen nga një punë me shumë adrenalinë?

“Jo, kjo është një gjë që e përjashtoj. Është e vërtetë që me punën që bëjmë nëse bën një gabim, del jashtë loje, por gjithsesi është shumë zbavitëse. Unë kam bërë një jetë të shëndetshme dhe mendoj që duhet të bëjmë kujdes, pasi me kalimin e viteve trupi nuk është më i njëjti, madje ai na dërgon edhe sinjale që mesa duket unë nuk i kam kuptuar, por tani duhet të jem i kujdesshëm për gruan dhe vajzën time.”

Stella, vajza juaj 4 vjeç e gjysmë…

“Duke u bërë një baba në moshë të vjetër, siç ndodhi me mua, që ishte një zgjedhje e dashurisë dhe jo një akt egoizmi: të kesh një partnere që është më e re se unë, më bën të mendoj se Stella është ende në duar të sigurta pavarësisht shëndetit tim.

Por pavarësisht kësaj, unë luftoj për të parë se si rritet krijesa ime e dashur, që t’i vij në ndihmë dhe të jem pika e saj e referimit. Megjithëse kur më ndodhi kjo ne u munduam ta mbronim duke u  përpjekur që ajo të mos kuptonte, edhe pse fëmijët janë shumë inteligjentë. Unë akoma luaj me të dhe jam shumë i lumtur për mënyrën se si ai fëmijë sillet.

Nëse do të arrij t’i mbijetoj kësaj, do ta kaloj pjesën më të madhe të kohës time në lidhje me kërkimet shkencore mbi këtë sëmundje.”

Kjo aventurë e keqe ju bën të ndiheni më pranë njerëzve?

“Unë shpesh kam pasur fat të mirë që të jem shumë i afërt me njerëzit: në moshën 40 vjeç kam pasur privilegjin të jem në gjendje të dhuroj palcën e eshtrave tek një person, duke shpëtuar jetën e tij. Dhe kur në tetor u gjeta në spital me kaq shumë pacientë, isha me fat dhe ndihesha i ngushëlluar nga dashuria e tyre, e cila më bën më të fortë.”/Dita

Next Post
Idrizi i përgjigjet Manjanit: Duhet të jetë seriozisht Ministër i Drejtësisë (dhe një përgjigje për koalicionin)

Idrizi: Në negociata po zgjidhen çështjet që i interesojnë Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In