• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Endri Shabani: Me Lapajn debatojmë gjatë gjithë kohës! Ja 3 pikat që na dallojnë nga të tjerët

by E S
29/03/2025 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i “Nismës Thurje”, Endri Shabani ka deklaruar se në Parlament duhet të vijnë partitë e reja, ndërsa shtoi se mes kreut të PD Sali Berisha dhe kreut të “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, do të zgjidhte këtë të fundit.

I ftuar në “News24”, Shabani u shpreh se më 11 maj garojnë 2 modele, ai i partive të vjetra me lista të mbyllura, dhe modeli i “Shqipëria Bëhet” me lista të hapura nga ku mund të zgjidhet kandidati.

“Njerëzit duhen të zgjohen në mëngjes në 12 maj dhe klasa e vjetër politike të jetë shkundur dhe të rinjtë të kenë zënë vendin e tyre në Parlament. Për mua nuk ka rëndësi projeksioni, rëndësi ka që të ketë një ringjallje të shpresës dhe në sport, art, ekonomi dhe kulturë. Unë jam optimist sepse kam marrë pjesë në disa fushata zgjedhore. Këshilltarët e Nismës Thurje kanë qëndruar stoik në idetë tona dhe kemi përfaqësuar denjësisht qytetarët dhe të njëjtë gjë do të ndodhë dhe në parlament.

Aktualisht ekzistojnë 2 modele të cilat po garojnë në zgjedhjet e 11 majit. E para është partitë e vjetra të cilat janë me lista të mbyllura dhe nuk mund të zgjedhësh dhe e dyta është modeli me partinë Shqipëria Bëhet të cilat janë me listat e hapura, pra mund të zgjedhësh përfaqësuesin.

Unë mendoj që midis Sali Berishës dhe Arlind Qorrit është më mirë ky i fundit pasi është më mirë të rinjtë se sa të vjetrit. Mes të rinjve mua më dallon, e para është guximi për të marrë dosjen dhe për të shkuar në SPAK dhe për të sjellë arrestimin e njerëzve me pushtet ku mund të përmend dosjen e sterilizimit, e cila solli dhe arrestimin e ministrit të Shëndetësisë.

Kemi dërguar gjithashtu edhe katër dosje për kryetarin e bashkisë dhe për oligarkët që kanë marrë vilat në bregdet pra ne jemi përballur me fakte. E dyta është qëndrueshmëria. Në 2021 na ka dëmtuar shumë mosbesimi i ngritur në forcat e tjera të reja. Pra ne kemi një konsistencë në aktivitetet dhe mendimet tona. E treta ne kemi një përgatitje të cilën nuk e kanë forcat e vjetëra politike dhe ndershmërinë të cilët besoj e kanë dhe të rinjtë.

Brenda koalicionit ne jemi mazhoritar, në kuptimin që votuesi ka një votë dhe në listën e Tiranës jemi 37 emra dhe votuesi mund të zgjedhë secilin prej nesh. Unë vazhdoj dhe them që cilido prej nesh që ka mbështetje e meriton të jetë në parlament sepse kjo gjë varet nga votuesi dhe jo nga partitë apo nga kryetarët e saj”, tha ai.

Shabani foli edhe në lidhje me marrëdhënien me Adriatik Lapaj, me të cilin tha se debatojnë gjatë të gjithë kohës, por se kjo është normale mes dy njerëzve që kanë synimin të bëjnë gjëra të cilat mund të jenë historike për vendin.

“Midis meje dhe Adriatik Llapaj nuk ka tensione, por debate ka gjithë kohës. Ne kemi një koalicion me tre subjekte dhe me disa parti të cilat janë integruar në listat tona dhe mund të ndodhin dhe diskutime. Unë po drejtoj aktualisht shtabin e Tiranës, ndërsa Adriatiku po drejton punën në gjithë Shqipërinë dhe në diasporë, kemi dhe një këshill koordinues pra jemi në komunikim me njëri tjetrin gjatë gjithë kohës. Kjo është normale midis dy persona që kanë synimin të bëjnë gjëra të cilat mund të jenë historike për vendin. Jemi dhe të ndryshëm në mendime nga njeri- tjetri por diskutojmë në lidhje me cilido vendim që marrim”, tha ai.

Next Post
Nesër Fitër Bajrami, Presidenti Begaj uron shqiptarët: Begati dhe lumturi për familjet tuaja!

Nesër Fitër Bajrami, Presidenti Begaj uron shqiptarët: Begati dhe lumturi për familjet tuaja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In