• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Endërroni për një jetë në Greqi apo në BE? Kush ka para mund të bëhet europian fare lehtë

by Java News
20/02/2019 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“A ëndërroni edhe ju për një jetë në Greqi apo në BE?”, Kjo reklamë për qytetarët jashtë BE-së, është vendosur në mënyrë të spikatur direkt para parlamentit në Athinë.

Kësaj ftese i përgjigjen më kenaqësi shumë kinezë, rusë apo turq. Kush investon në Greqi 250 mijë euro në pasuri të paluajtshme, e ka në xhep pasaportën e BE-së. Më lirë se kaq pasaporta e BE-së nuk gjendet askund tjetër. Shefi i “Enterprise Greece”, i cili bën reklamë në mbarë botën me “Golden Visa Programm”, nuk e pranon që është kaq e lehtë. “Ka kontrolle të rrepta, që ndërmerren nga ambasadat dhe bankat për prejardhjen e parasë dhe kurikulumin e njerëzve. Mos harroni, se ka raste, në të cilat verifikimi zgjat dy vjet. Do të habitesha, nëse do të kishte edhe vetëm një rast të vetëm, në të cilin të jetë konstatuar kundërvajtje e megjithatë të jetë lëshuar viza e artë.”

Megjithatë biznesi me vizat e arta është në bum. Kërkesa rritet vazhdimisht. Nikos Sepentzis është sekser dhe vazhdimisht në lëvizje me partneren e tij kineze të biznesit. Sekserët presin shumë të interesuar në Athinë. Disa njerëz, që kanë shumë para, janë të interesuar për imobilie luksi, ndonëse ata duan vetëm të marrin vizën e artë, thotë bashkëpunëtorja e tij. Nikos Sepenzis shtone, se “Ata nuk interesohen vërtetë për shtëpinë, ata duan të investojnë 250 mijë euro, sepse kjo u mjafton për lirinë e lëvizjes në BE.”

Bulgarien Bulgarischer Pass (BGNES)

Rrugë devijuese

Në fakt kinezët lejohen të nxjerrin vetëm 50 mijë euro për person nga vendi. Por sekserët e thonë hapur, se gjenden gjtihmonë rrugë për t’u devijuar rregullave. Konsullata kineze dhe autoritetet për bizneset financiare, që hetojnë për pastrim paraje, refuzojnë të japin intervistë.

Gati dhjetë mijë pasaporta janë lëshuar vitin e kaluar, e kësisoj janë derdhur rreth një miliardë euro në arkën greke. Jens Bastian, konsulent ekonomik ve në dukje: “Po, Greqia sërish po merr investime p.sh. jo vetëm nga kinezët por edhe prej rusëve e turqve, që investojnë në programin e vizës së artë. Por origjina e këtyre parave dhe reputacioni i atyre, që i blejnë këtu imobiljet, p.sh. nga Kina – duhet të verifikohet. Në këtë drejtim shtrohen pak pyetje”.

Korrupsion, pastrim paraje, largim i kapitalit, evazion fiskal – këto janë akuzat në kontekstin e shitjes së pasaportave. Megjithatë ky lloj biznesi në shumë vende anëtare të BE-së është kthyer në një burim të sukseshëm të ardhurash. Giorgos Kyrtsos është deputet i partisë Nea Demokratia në parlamentin e BE-së. Partia e tij e ka iniciuar asokohe programin e vizës së artë. Sot ai kërkon nga Brukseli më shumë kontroll. “Gjendja është e përshtjelluar. Nga njëra anë disa blejnë qendrimin në BE dhe nga ana tjetër janë ata që janë në nevojë, të cilët shtypen ose politikisht ose ekonomikisht dhe duan të vijnë në BE, ku nuk janë të mirëseardhur”. DW

/a.meta

Next Post
Meta, vizitë në Austri, zbardhet axhenda e Presidentit

Djegia e mandateve, Meta: Opozita të bëjë një hap prapa, Rama dy!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In