• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

by A R
09/01/2026 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarri i madh që përfshiu mbrëmjen e djeshme, 8 janar, tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ka lënë pas pasoja të rënda materiale, ndërsa sot nga zona shihen ende shtëllunga të mëdha tymi.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, duke raportuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga ky treg tregoi se operacioni i forcave zjarrfikëse po vijon ende pasi ka disa vatra që janë ende aktive në kapanonet A dhe B. Ndërkohë shtëllungat e tymit mbi treg vijojnë ende, siç tregojnë edhe pamjet e transmetuara live.

Disa prej tregtarëve thanë se dëmet e tyre u shkon në miliona lekë, megjithëse ende nuk kanë mundur të bëjnë një përllogaritje të saktë të dëmeve.

“Unë jam e dëmtuara më shumë, këto mund të ishin shpëtuar”, shprehet një zonjë.

Ndërsa një tjetër i cili shprehet se kishte dyqanin më të vogël në treg, e megjiithatë dëmet i arrijnë mbi 200 milionë lekë.

“Kam patur dyqanin më të vogël, më tepër se 200 milionë lekë. Unë jam më i vogli, shes çorape e geta. Kemi vajtur tek sigurimet, me këto lloj ndërtimi këtu nuk sigurohet asnjë gjë.”, shprehet ai.

Paraprakisht hetuesit dyshojnë se shkak i zjarrit është bërë një shkëndinjë elektrike.

“Kjo mbetet për t’u parë pasi deri në këto momente prevalon kjo pistë e shkëndinjës elektrike, që ka nisur nga njëri prej dyqaneve dhe më pas është transferuar tek bizneset e tjera.”, u shpreh Bajraktaraj.

Një dëm i madh mjedisor

Jo vetëm dëme materiale për tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë treg, por incidenti ka shkaktuar edhe dëme të mëdha mjedisore.

“Në afërsi të tregut ka ambiente, pallate, shtëpi të qytetarëve dhe patjetër gjatë mbrëmjes së djeshme ka patur ndotje të mjedisit, të ajrit, pasi shtëllungat e tymit krijuar në re të madhe në qiell duke u shpërndarë në zonat e tjera të Tiranës”, tha Bajraktaraj.

Ndërkohë, sa u përket bizneset që janë dëmtuar jo nga zjarri direkt por nga nxehtësia e shkaktuar prej tij, nuk ka patur dëme të mëdha në krahasim me bizneset në brendësi të kapanoneve. Janë dëme më të vogla, të cilat tanimë autoritetet përkatëse  janë duke i verifikuar. Shumë tregatrë kanë ardhur herët në mëngjes për të nxjerrë atë pjesë të mallit që ndodhta mund të ketë shpëtuar.

Next Post
Bie niveli i prurjeve në Vjosë, dëbora krijon probleme me qarkullimin në Llogora

Bie niveli i prurjeve në Vjosë, dëbora krijon probleme me qarkullimin në Llogora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In