• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ende të pazotë të vetëqeverisemi”/ Vangjeli për praninë e Yuri Kim në votimin për kreun e SPAK: Ata s’janë një trupë balerinash lozonjare…!

by Java News
19/12/2022 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, shkoi të premten në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku ndoqi procesin e votimit për kreun e ri të SPAK-ut, dhe përsëriti qëndrimin e SHBA-ve për thellimin e reformës në drejtësi.

Analisti Lorenc Vangjeli, shprehet se prania e saj, pas disa javësh thirrjesh publike për të ndaluar manipulimin e procesit, ishte e domosdoshme, sepse Shqipëria ende nuk i ka ngritur insitucionet për të qenë të afta që të vetëqeverisen dhe u duhet mbështetje nga të huajt.

“Në rrafshin praktik skena që pamë të premten është jehonë e një sinjali edhe më të fortë se ky që pamë. Kishte të bënte me zonjën Kim që javët e fundit ishte e pranishme në aktivitetet dhe më pas me serinë e tëittet të javës së shkuar ku foli për vendosmërinë për të ndaluar ndërhyrjet, ndikimet e paligjshme për manipulime etj. Nëse fotografia që zonja Kim i bën sistemit është e saktë atëherë kjo është një shenjë e keqe për vetë sistemin dhe SPAK-un. Ata nuk janë një trup balerinash lozonjare dhe tekanjoze. Ata janë atje si pjesë e një investimi të jashtëzakonshëm të gjithë shoqërisë shqiptare, që i paguan shumë.

Fakti që zonja ambasadore ishte atje është një sinjal që ka probleme, që këta (prokurorët e SPAK) tentojnë të fshihen edhe nën kindat e xhaketës së saj dhe ende nuk janë të zotë, nuk janë të aftë të trembin të tjerët sa kohë që ata trembin politikën. Ky është problem thelbësor. Deri tani, kur është përfunduar arkitektura që diktonte reforma në drejtësi, institucionet nuk janë siç do të donim t’i lexonim në letër ndaj kanë nevojë për këtë shiringë adrenaline që zonja Kim e jep.

Është e turpshme për dinjitetin e shtetit shqiptar që nuk arrin të bëjë atë që është elementare: I jep një makinë të shkëlqyer dhe ai bën aksident, sepse nuk di t’i japë makinës dhe këtu më kujtohet arsyeja kryesore që ka dhënë Republika e Maqedonisë së Veriut për të bërë të njëjtën gjë dhe Shkupi zyrtar dha si arsye, deficitin e burimeve njerëzore. Ndoshta duhet pranuar ajo të themi: këta jemi, deri këtu e kemi takatin. Jemi ende të pazotë të vetëqeverisemi, të vetëndëshkohemi, të vetërregullohemi”-tha Vangjeli./m.j

Next Post
“Janë 30 organizata kriminale shqiptare”/ Karamuço: Pas dëshmive të Nuredin Dumanit…!

“Janë 30 organizata kriminale shqiptare”/ Karamuço: Pas dëshmive të Nuredin Dumanit...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetja Iris Luarasi u përndoq dhe u fye nga protestuesit, Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor!

“Qelbësirllëku ushqehet me të pavërtetën”- Aktivistja u arrestua pas denoncimit të saj? Reagon Iris Luarasi: ‘Fake news’ dhe manipulim i shëmtuar, s’ka lidhje me mua

September 9, 2026
Pas gjashtë javësh pushime, Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

BE sfidon Shqipërinë dhe i lë ‘detyra shtëpie’, Kuvendi duhet të miratojë 41 nisma ligjore deri në fund dhjetorit!

September 9, 2026
Kryebashkiaku i Patosit në dëgjesë me qytetarët, nuk pranojnë bashkimin me Fierin

Kryebashkiaku i Patosit në dëgjesë me qytetarët, nuk pranojnë bashkimin me Fierin

September 9, 2026
Kosova drejt vakumit institucional më 5 tetor, çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet Presidenti?

Kosova drejt vakumit institucional më 5 tetor, çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet Presidenti?

September 9, 2026
“Qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me vota”, Valteri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Rama fiton më shumë

Valteri: Më mirë Veliaj ta drejtojë Tiranën nga qelia sesa një person i paaftë

September 9, 2026
Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

September 9, 2026
Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

September 9, 2026
Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

September 9, 2026

Çështje e programit bërthamor/ Kina, Irani dhe Rusia kundër SHBA-së për ta referuar Teheranin në OKB

September 9, 2026
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com