• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ende shpresë për Shumaker, niset në SHBA për një trajtim të ri

by A R
22/09/2017 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli i Formula 1, Mikael Shumaker, mund të fluturojë në SHBA për një trajtim të fundit mjekësor. Lajmi bëhet publik nga mediat suedeze. Legjenda e sportit pësoi një dëmtim të rëndë në tru në një aksident me ski, në dhjetor të 2013-ës, prej së cilës ai është ende në fazë rehabilitimi.

Por 48-vjeçari pritet të niset nga Zvicra, ku ndodhet për momentin, drejt një qendre traumatike të trurit në Teksas, pasi gruaja e tij, Korina, ka vendosur të provojë për një tjetër trajtim. Këtë detaj e ka zbuluar gazeta suedeze “Expressen”. Për specialistin në rastet e dëmtimeve të trurit, Dr.Mark Miks, mund të jetë një “shpresë e re” për legjendën e pilotimit. “Ne kemi përvojë të gjerë me pacientët e traumës. Në Europë nuk ka klinika të posaçme që mund të trajtojë raste si ky”.

Gjermani do të përplasej fort në shkëmb, ndërsa bënte ski në Alpet franceze. Pas aksidentit, ai kaloi në gjendje koma dhe do të rifitonte vetëdijen qershorin e vitit të ardhshëm (2014). Në shtator 2014, ai u zhvendos në qendrën mjekësore në vilën e tij, ku thuhet se ai ka mbetur i paralizuar, ndonëse asnjëherë nuk janë konfirmuar detaje zyrtare të gjendjes së tij të tanishme. Vitin e kaluar, familjarët e Shumakerit u detyruan të mohonin pretendimet e bëra në një revistë gjermane se tani ishte në gjendje të ecë me ndihmën e terapistëve.

Shumaker është piloti më i suksesshëm në historinë e Formula 1, ndërsa ka fituar pesë tituj kampionë me Ferrarin dhe dy me Beneton. Aktualisht, ish-piloti gjerman trajtohet në vilën e tij në Gland në liqenin e Gjenevës, nën kujdesin e veçantë të një stafi mjekësh, infermierësh dhe terapistësh.

Të gjithë janë të detyruar për ruajtjen e konfidencialitetit të gjendjes shëndetësore të ish-pilotit. Prej shtatorit 2014, deri në dhjetor 2016, për kurimin e Shumakerit janë shpenzuar 13.8 milionë sterlina (16.1 milionë euro). Në javë, nga arkat e tij dilnin 134000 euro. Në vitin 2014, pasuria e ish-ferraristit u vlerësua rreth 600 milionë euro./panoramasport/a.m.

Next Post
‘Rrjeti i grave Mesdhetare’, Bushati-Alfano: Kontribut për paqen dhe sigurinë

'Rrjeti i grave Mesdhetare', Bushati-Alfano: Kontribut për paqen dhe sigurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com