Komiteti Teknik i ekspertëve ka vlerësuar se rritja e rasteve javën e fundit ka ardhur si pasojë e moszbatimit të masave. Mira Rakacolli u shpreh se deri më tani nuk është detektuar asnjë variant i ti i koronavirusit.
Zv/ministrja Rakacolli tha se situata vijon të mbetet e kontrolluar, prandaj është vendosur që të vazhdohet me ndërprerjen e fluturimeve drejt Britanisë së Madhe, dhe shtoi se ky vendim do të vlerësohet sërish.
“Nga ana tjetër në rritjen e këtyre indikatorëve po vlerësohet dhe shfaqja e varianteve të Covid. Fatmirësisht deri më tani situata vazhdon të mbetet e kontrolluar”, tha Rakacolli.
Sa i përket kërkesës së universiteteve për t’u rikthyer në auditorë, Rakacolli tha se nuk ka ende asnjë vendim, por po punohet së bashku me Ministrinë e Arsimit për një plan. Rakacolli tha se vendimi për hapjen ose jo të auditorëve mund të jepet maksimumi deri në fund të kësaj jave.
/a.r