• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ende asnjë gjurmë për ish-shoferin e kryebashkiakut të Lushnjës, “10 mln lekë kush jep informacion”

by Java News
01/01/2020 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia është ende në kërkim të 45 vjeçarit Gëzim Saraçi, autori i dyshuar i ngjarjes që ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit, kur ai i hodhi në zyrë një granatë dore ndaj kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.

U vendos edhe një shpërblim i majmë, për kapjen e tij, por ende nuk ka asnjë rezultat.

Ka pasur një fluks të lartë telefonatash që kanë dhënë informacion, por 45 vjeçari ende nuk po bie në prangat e policisë.

Dyshimet janë se pas ngjarjes, Gëzim Saraçi është ndihmuar nga persona të tjerë që të vazhdojë rrugën nga Lushnja drejt Beratit dhe aty ku humbur “gjurmët”.

Për shkak të njohjes dhe miqësisë që ai ka patur me kryebashkiakun Gëzim Saraçi nuk është ndaluar nga rojet.

Nga hetimet dyshohet se konflikti ka lindur në vitin 2017 kur kryebashkiaku e largoi nga puna ish shoferin e tij pasi thuhet se kishte marrë sinjalizime për shfrytëzim të pozitës së tij nga ana e shoferit përballë bizneseve.

Megjithatë ish shoferi vijonte të ishte në borderotë e bashkisë së Lushnjes. Sipas dëshmive thuhet se ish- shoferi vazhdimisht përplasej me kryebashkiakun duke e shantazhuar me ekzistencën e disa videove, ku edhe e kërcënonte se do t’i bënte publike.

Por nga rrjedhja e ngjarjeve tregon se Tushe ka refuzuar që të bëhet viktimë e shantazhit duke sjellë edhe reagimin ekstrem të ish shoferit të tij. Ndërkohë policia ka marrë të gjitha provat, përfshi edhe pamjet e kamerave të sigurisë në bashkinë e Lushnjes si dhe ka marrë në pyetje punonjësit.

Ndërkohë që po shikohet edhe dosja penale e personit në kërkim. Ai mendohet se ka një të kaluar problematike gjatë kohës kur ka jetuar në Itali. Sipas Partisë Demokratike autori i ngjarjes është një trafikant droge dhe prostitucioni, i cili ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes.

Për kapjen e tij, policia ka ofruar 10 milion lekë për çdo informacion që do ta çojë në gjurmët e autorit që qëlloi ndaj kryebashkiakut.

Forcat speciale Renea, FNSH-ja e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe të DVP Fier vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

Autori ka mundur të largohet menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se është fshehur në territorin e qarkut Berat dhe dyshohet se fshihet ende në këtë zonë.

Me qëllim kapjen sa më shpejt të tij, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe vë në dispozicion 1 milionë lekë të rinj për çdo informacion të saktë që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit.

“Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /e.s/

Next Post
Fishekzjarrët dhe kapsollat shkojnë në drejtimin e gabuar, djegin kishën në Kurbin (VIDEO)

Fishekzjarrët dhe kapsollat shkojnë në drejtimin e gabuar, djegin kishën në Kurbin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

January 30, 2026
Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

January 30, 2026
“I shërben narko-regjimit!”, Haxhiu-Nokës: A merret Shkëlzeni me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

“I shërben narko-regjimit!”, Haxhiu-Nokës: A merret Shkëlzeni me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

January 30, 2026
Sergey Lavrov ‘tërbon’ izraelitët: Hitleri kishte gjak hebre!

Shpërthen Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen?

January 30, 2026
Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

January 30, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Dita e sotme me reshje shiu në të gjithë territorin, borë në verilindje dhe juglindje të vendit

January 30, 2026
Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In