• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ende 7 vatra zjarri aktive në vend, në Finiq digjet një kishë dhe një banesë

by A R
10/08/2025 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

38 vatra zjarri janë regjistruar në 24 orët e fundit në të gjithë vendin, nga të cilat 31 janë shuar, ndërsa 7 të tjera janë ende aktive.

Ato janë të shpërndara në qarqe si Vlora, Lezha, Dibra, Berati dhe Shkodra.

Më problematike paraqitet situata në Bashkinë Finiq, ku zjarret kanë rrethuar disa fshatra. Bëhet fjalë për fshatra si Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë, Krongj, Dhrovjan dhe Krane, ku zjarret kanë vijuar edhe gjatë natës, duke përfshirë edhe zonat e banuara.

Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet evakuan banorë në Livinë, Krongj dhe Ardhasovë, ndërkohë që për të moshuarit u vendosën ekipe të gatshme që ofrojnë asistencë mjekësore.

Pavarësisht angazhimit të zjarrfikësve të disa bashkive dhe mbi 70 forcave të ushtrisë dhe policisë, zjarret dogjën një shtëpi dhe një kishë, si dhe sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe pemëtari të tjera.

Në orët e para të mëngjesit, një operacion shpëtimi pati për qëllim ndalimin e avancimit të zjarrit drejt Hidrocentralit të Bistricës, i cili gjithashtu rrezikoi të digjej.

Në këtë bashki, situata paraqitet problematike edhe për shkak të terrenit të thyer, çka ka detyruar emergjencat civile të ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e flakëve.

Për arsye sigurie, më herët është kufizuar qarkullimi i automjeteve në aksin Muzinë – Bistricë, për të cilin ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se do të jetë i mbyllur deri në përfundim të operacionit të shuarjes së flakëve.

Një zjarr tjetër ra këtë mesditë në afërsi të qytetit të Gjirokastrës, i cili rrezikoi stacionin e pompave të ujit që furnizojnë qytetin.

Por ndërhyrja e zjarrfikësve bëri që situata të vihej shpejt nën kontroll.

Next Post
Tragjedi për sportin, humbin jetën dy boksierë pas dueleve në të njëjtin event

Tragjedi për sportin, humbin jetën dy boksierë pas dueleve në të njëjtin event

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In