Këngëtarja Enca Haxhia ka pësuar një incident duke u dëmtuar dhe tani po i duhet të përdorë paterica.
Enca ka thyer këmbën e majtë dhe i është nënshtruar kujdesit mjekësor për rimëkëmbjen e saj.
Duke folur sot mbi dëmtimin që pësoi, ajo thotë: “Jeta na sjell të papritura dhe sfida që as nuk i kishim çuar nëpër mend”.
Kurse shton: “Ajo çfarë mund të bëjmë ne, është që t’i përballojmë si kampionë, një thyerje këmbe dhe një operacion më vonë”.
Noa.al kërkoi të dijë më shumë për incidentin e ndodhur, por një përgjigje në komunikim me Encën nuk ishte i mundur.
Enca është e bindur se me mbështetjen që ka, do ta kalojë lehtë këtë situatë. Në galeri shikoni fotot e saj pas thyerjes së këmbës.
/a.r