• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Enca pa sekrete: Suksesi, dashuria, virgjëria, operacionet

by A R
30/12/2015 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo jep përgjigje të mençura, prej të cilave kuptohet që e ka zbuluar çelësin e suksesit. Po flasim për shqiptaren e parë që theu rekorde në rrjetet sociale, për vajzën që po arrin 1 milion ndjekës në “Instagram”. Quhet Ruensa Haxhiaj, është vetëm 20 vjeç dhe të gjithë nëpër botë e njohin si Enca. Me një vokal të veçantë, e bukur dhe me një talent të lindur si performuese, këngëtarja ka bërë për vete shumë të rinj. Dihet që fama sjell me vete edhe disa efekte anësore, siç janë thashethemet apo lajmet e pavërteta. Mos mendoni se Enca nuk i lexon meqë është e angazhuar me koncertet e saj, përkundrazi, ajo shpesh edhe nevrikoset apo mërzitet me to. Por në përgjithësi, teksa e dëgjon kupton se bukuroshja e skenës ka fituar një lloj paqeje dhe po i lë fjalët të rrjedhin. Ndaj ne u ndjemë të vlerësuar, sepse Enca vendosi të flasë në “revistawho.com” për të sqaruar gjithçka. Të gjitha lajmet e çuditshme që keni lexuar, dëgjuar dhe diskutuar përgjatë vitit 2015, sepse ky ka qenë viti i Encës. Virgjëria, operacionet, fotoshopi, dashuria, paratë… Enca jua zbulon të gjitha të vërtetat, duke rrëfyer edhe për atë çka e pret në 12 muajt e ardhshëm.

Enca, po mbyllet një vit që për ty ka qenë…

Viti më intensiv i jetës sime. “Intensiv” është vërtetë fjala e duhur, sepse ka qenë tejet i stërmbushur. I kam provuar të gjitha emocionet brenda hapësirës kohore të një viti, nga më të bukurat tek më të këqijat. Por padyshim do e cilësoja si vitin tim më të bukur dhe të suksesshem deri tani, sepse kam filluar të realizoj ëndrrën time. Them filluar sepse synimet e mia shkojnë shumë më larg se kaq. Kam marrë dashuri pa fund nga fansat kudo që kam udhëtuar e mbajtur koncerte në Europë dhe jo vetëm. Kam takuar njerëz të rinj pafund, eksperienca të reja, çdo ditë ka qenë ndryshe nga tjetra, e mbushur me adrenalinë e emocione, dhe mbi të gjitha kam mësuar shumë. Pavarësisht se e konsideroj vetëm si fillimin tim, i jam shumë mirënjohëse Zotit!

A ke kujtime të këqija nga viti që lamë pas?

Do t’i quaja momente të pafata dhe të vështira. Në aspektin profesional kujtimet e këqija kanë të bëjnë me vonesat apo zvarritjet e projekteve nga bashkëpunëtorët jokorrektë. Problemet teknike të fluturimeve, ku më është dashur të bëj 5 fluturime brenda 24 orëve dhe humbja e ndonjë koncerti apo bagazhi si rezultat i kësaj. Mbi të gjitha këto gjëra të lodhin, por supersuksesi që shfaqjet e mia kanë pasur këtë vit si me audiencë edhe me atmosferë i ka kompesuar të gjitha. Të qenurit gjithë kohës nën “lupë”, nën vëmendje konstante, ndonjëherë më ka ndryshuar gjendjen emocionale duke më tensionuar, ose shkaktuar ndonjë mërzitje momentale. Ka qenë e pamundur të kaloja një dite larg “gojës” së medias ku shpesh janë shkruar dhe gjëra të pavërteta apo tendencioze. Sado që përpiqem ta mbaj jetën personale të shkëputur nga jeta publike, ndonjëherë situata vështirësohet. Duhet të jesh shumë e kujdesshme dhe e vëmendshme për të kuptuar kush është aty për Ruensën dhe kush për Encën këngëtaren.

enca

Je zënë me njeri? Merzitesh për shoqëritë e prishura?

Sigurisht që edhe prej profesionit që kam, kontaktet me njerëz të ndryshëm janë të shumta dhe të përditshme, por shumica janë profesionale dhe unë e stafi im përpiqemi të jemi korrektë në maksimum nga ana jonë. Si pasojë e një pune intensive dhe të pandalshme edhe momentet më të tensionuara apo debatet e vogla kanë qenë të pranishme, por pa e kaluar limitin e etikës. Sa i përket shoqërisë sime, rrethi im është i vogël dhe i mrekullueshëm. Miqtë e mi të vërtetë janë ata që i kam pasur prej vitesh. Kam edhe miq të rinj, por ata janë gjithmonë të fshehur, do të thotë nuk janë pjesë e showbiz-it apo e televizionit. Miq nga showbiz-i mund të konsideroj vetëm 2-3 persona, por përgjithësisht me të gjithe kolegët kam marrëdhënie shumë korrekte dhe të respektueshme.

Çfarë të pëlqen më shumë nga puna që bën?

Pikërisht ajo që bëj. Një shprehje thotë “pasionin shndërroje në profesion dhe nuk do të të duhet të punosh asnjë ditë në jetë”. E kam ëndërruar këtë profesion që e vogël dhe kam punuar shumë për të, pra ka qenë ajo që kam dashur gjithmonë. Nëse duhet të flas për detaje, më pëlqen shumë fakti që nuk është punë monotone por me rrisqe, sepse asnjëherë nuk mund të parashikosh ditën e nesërme. Muzika është art dhe mbi të gjitha më lejon të shpreh veten në maksimum. Më pëlqen të argëtoj njerëzit, t’i bëj të ndihen mirë me muzikën time dhe ndihem shumë e lumtur kur marr komente prej të rinjve që thonë se i kam inspiruar të ndjekin ëndrrat e tyre. E çfarë mund të kërkosh më shumë nga “puna” jote?!

Revistawho.com

Next Post

Dy kosovarë akuzohen për lidhje me grupin terrorist Al Nusra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

November 7, 2026
VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

November 7, 2026
Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

November 7, 2026
Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

November 7, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Pavarësisht thirrjeve për paqe, Rusia nuk i ndal sulmet masive ndaj infrastrukturës ukrainase!

November 7, 2026
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

November 7, 2026
Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

November 7, 2026
Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

November 7, 2026
Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In