• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 28, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri/ Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë: Një polic ndihmoi autorët të largoheshin nga vendi i krimit, si u zbulua efektivi

Java News by Java News
01/02/2023 20:09
Emri/ Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë: Një polic ndihmoi autorët të largoheshin nga vendi i krimit, si u zbulua efektivi
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata ishte një ndër ngjarjet më të bujshme të verës që lamë pas. Një vrasje e cila tronditi thellë jo vetëm botën e krimit për nga rëndësia e saj, por që në vetvete paralajmëroi edhe fundin e një kapitulli, atë të mbretërimit të Ervis Martinajt.

Ishte mesdita e 17 korrikut 2022 kur në mbikalimin e Fushë-Krujës Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij u ekzekutuan egërsisht. Siç ka mësuar edhe emisioni “Në Shënjestër” ne Balkanweb kjo ngjarje përbën një skandal më vete për personat që dyshohet se janë implikuar në të.

Pas ekzekutimit të Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës dhe Dikler Vatës, autorët u larguan të pashqetësuar nga vendngjarja, ndërkohë që skandal përbën akti se ata u fshehën nga një efektiv policie.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni “Në shënjestër”, gjithçka lindi pas dyshimeve që grupi hetues pati se pas autorëve të masakrës së Fushë-Krujës, fshihej dora e stërvitur e një punonjësi policie, të vetmit persona të aftë që mund të instruktojnë mjeshtërisht vrasësit, mbi pozicionin që ata duhet të mbajnë në një skenë krimi, por edhe se si të mos diktohen gjatë lëvizjeve të tyre.

Ky duket të jetë edhe rasti se si autorët mundën të kenë një bashkëpunim perfekt me strukturat e inkriminuara të policisë.

Referuar gjithmonë dosjes hetimore, në rastin e ekzekutimit të Brilant Martinaj dhe miqve të tij, grupi hetues ka dyshime të forta se bashkëpunëtor në këtë ngjarje, të jetë një oficer policie.

Efektivi thuhet se ka ndihmuar agresorët të çajnë vetë rrethimin e policisë.

Emisioni “Në Shënjestër” disponon identitetin e plotë të punonjësit të policisë, por që për arsye redaksionale dhe me qëllim për të mos dëmtuar hetimin e mëtejshëm të ngjarjes, do të përdorë vetëm inicialet e tij.

Por si erdhi zbulimi i këtij polici dhe cili është roli i tij në këtë ngjarje? 

Sipas dosjes hetimore, zbulimi i këtij renegati brenda radhëve të policisë, u bë i mundur nga grupi hetues, pas krehjes së kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja.

Rezultoi se orën pas krimit të trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, një automjet me ngjyrë gri, u afrua pranë vendit ku autorët dogjën makinën me të cilën kryen ekzekutimin e Martinaj dhe dy shokëve të tij.

Prej aty efektivi kreu largimin e tyre nga vendngjarja, më qëllim për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.

Dosja Hetimore

“Pas ekzekutimit të Brilant Martinaj, Besmir Hoxhës dhe Dikler Vatës, më 17 korrik 2022, ngjarje kjo e ndodhur në Mbikalimin e Fushë-Krujës, grupi hetues, ka marrë dhe administruar një numër të madh të kamerave të sigurisë të montuara në aksin Kamëz-Fushë Krujë-Laç. Nga këqyrja e këtyre kamerave si dhe nga informacionet e marra nga burime konfidenciale na rezulton se shtetasi M. D., është personi që ka ndihmuar të fshihen para dhe pas ngjarjes autorët e vrasjes së trefishtë”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas grupit hetues gjithçka duket të ketë qenë e organizuar. Dhe jo më kot, autorët e vrasjes, kanë zgjedhur të largohen nga vendngjarja me një njohje të tyre në radhët e policisë.

Efektivi M.D. mendohet se mund të ketë përdorur valët e policisë për t’i shpëtuar rrethimit të kolegëve të tij.

Kjo shpjegon më së miri edhe faktin se si autorët mundën të largohen nga vendi i krimit, pa u diktuar nga policia.

“Nga verifikimi i bërë rezulton se shtetasi M.D përdor mjetin me targa AA00 … me ngjyrë gri. Nga ana e policisë gjyqësore nuk është bërë i mundur sigurimi i numrit apo numrave celularë të këtij personi, që përshkruhet si person i dyshuar, si bashkëpunëtor në këtë ngjarje të vrasjes së 3 personave”, thuhet më tej në dosjen hetimore.

Ky punonjës policie siç del nga dosja hetimore nuk ka shërbyer si suport për vrasësit vetëm pas ngjarjes, por edhe para saj, duke i strehuar ata.

Ai thuhet se i ka mbajtur autorët e vrasjes, në banesën e tij, edhe natën para krimit duke mos e mbyllur punën e tij këtu.

Efektivi M.D. i ka ndihmuar autorët e dyshuar me largimin e tyre edhe të nesërmen pasi kryen atentatin e rëndë./bw/m.j

Next Post
Për ata që derdhën lotë për dorëheqjen e Haradinaj

Berisha nga ithtar i “bashkimit”, në ithtar i vulës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

“Sot nuk kemi dot spektakël”/ Hyrja e pazakontë që Arbana i bëri sot prime-it të Big Brother VIP

“Sot nuk kemi dot spektakël”/ Hyrja e pazakontë që Arbana i bëri sot prime-it të Big Brother VIP

March 28, 2023
FOTO/ Çfarë do të thotë veshja e Papa Françeskut për të ardhmen e modës me Inteligjencën Artificiale

FOTO/ Çfarë do të thotë veshja e Papa Françeskut për të ardhmen e modës me Inteligjencën Artificiale

March 28, 2023
Shpërthimi i gazsjellësit Nord Stream/ Dështon thirrja e Rusisë për hetim ndërkombëtar

Shpërthimi i gazsjellësit Nord Stream/ Dështon thirrja e Rusisë për hetim ndërkombëtar

March 28, 2023
Aksident me vdekje në aksin rrugor Patos-Fier, humb jetën polici

Makina del nga rruga në autostradën Tiranë Durrës, shoferi dërgohet me urgjencë në spital, detajet

March 28, 2023
Alibeaj përgjigjet Berishës: Vegël je ti! Po i çon demokratët tek partia që solli Ramën në pushtet

PD zyrtare për 14 majin/ Alibeaj çon në KQZ listat, ja emrat për këshillat bashkiakë në 16 bashki

March 28, 2023
Kodi që Luizi ia dha Kiarës para se të dilte nga shtëpia: Kur të jesh në Prime do më thuash…

Kodi që Luizi ia dha Kiarës para se të dilte nga shtëpia: Kur të jesh në Prime do më thuash…

March 28, 2023
Trafiku i kokainës/ Ku i fshehin paratë? Raporti i SPAK zbulon ‘tregun’ e grupeve shqiptare

Trafiku i kokainës/ Ku i fshehin paratë? Raporti i SPAK zbulon ‘tregun’ e grupeve shqiptare

March 28, 2023
EURO 2024/ Në fushë Kosova, Zvicra dhe Spanja! Mësoni formacionet zyrtare të 6 supersfidave

EURO 2024/ Në fushë Kosova, Zvicra dhe Spanja! Mësoni formacionet zyrtare të 6 supersfidave

March 28, 2023
’14 maji’/ Berisha prezanton kandidatin e Metës, s’përmbahet Maliqi: Njerëzit do therin dashin para këmbëve të mia

’14 maji’/ Berisha prezanton kandidatin e Metës, s’përmbahet Maliqi: Njerëzit do therin dashin para këmbëve të mia

March 28, 2023
Mallkimi i dytë

Lista/Kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai zyrtarizon emrat e kandidatëve për këshillin bashkiak

March 28, 2023
‘Skena’ filmi/ Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohet makina plot me drogë në kufirin greko-shqiptar, brenda ishte një çift

‘Skena’ filmi/ Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohet makina plot me drogë në kufirin greko-shqiptar, brenda ishte një çift

March 28, 2023
VIDEO/ “O nan ta hënksha zemrën”! Nëna i dërgon mesazhin prekës Luizit nga New York-u: Çapaçulat e nanës. Zoti është i madh që të…!

Luizi ka tentuar vetëvrasjen?! Këngëtari bën “lëmsh” banorët me deklaratën e fundit

March 28, 2023
Korreshi flet për tryezën e thirru nga Mziu:  Ne ishim si shoqëria e vjetër, na kishin lënë të dera

’14 Maji’/ Deputeti i PD: Në bashkitë me dy kandidatë të djathtë, mundësia e PD për të fituar është më e vogël

March 28, 2023
Për ata që derdhën lotë për dorëheqjen e Haradinaj

Berisha ka shitur gjithë listën tek Ilir Meta/j, duke e trajtuar si pasardhës të tij

March 28, 2023
Dosjet/ Lustracion “vetëm për Metën”: Nisma ligjore “Alibeaj” s’prek Berishën, përjashton ish-sekretarët e PPSH që…!

Shanse zero për opozitën më 14 maj, ‘motori’ e lë në ‘maloren’ e parë

March 27, 2023
Këlliçi nuk e do Berishën në fushatë, i prish punë

U regjistrua me vulën e partisë së Metës/ Këlliçi më 2017: Aleanca me LSI nuk është në interes të qytetarëve

March 28, 2023
Flet për herë të parë “vëllai binjak” i Luizit: Edhe të dashurën e kam si Kiara, më kritikon për…!

Flet për herë të parë “vëllai binjak” i Luizit: Edhe të dashurën e kam si Kiara, më kritikon për…!

March 28, 2023
Shpëtoi një 6-vjeçar/ Shqiptari humbi jetën, djali tregon fjalët e fundit të tij, gruaja e quan hero

Shpëtoi një 6-vjeçar/ Shqiptari humbi jetën, djali tregon fjalët e fundit të tij, gruaja e quan hero

March 28, 2023
Veliaj: Tregu i ri në Farkë, zgjidhje e shkëlqyer për promovimin e produkteve ‘Made in Albania’”

Veliaj: Kur kandidati i LSI-së e di që nuk fiton, mund t’i bëjë edhe avionët, edhe trenat falas!

March 28, 2023
VIDEO/ Goditi me grusht efektivin e policisë dhe i iku nga duart, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, nën hetim vëllai i tij

VIDEO/ Goditi me grusht efektivin e policisë dhe i iku nga duart, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, nën hetim vëllai i tij

March 28, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com